Kosta Pećanac
Konstantin Milovanović - Kosta Pećanac (Deçan, 1879 - Sokobanja, 25 maj 1944), udhëheqës çetnik gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kosta Millovanoviq Pećanac mori pjesë në luftërat ballkanike të vitit 1912 / 1913, si anëtar i aradheve çetnike. Gjatë Luftës së Parë Botërore, së bashku me ushtrinë e mundur serbe dhe qeverinë serbe u vendos në ishullin e Korfuzit. Pasi çetnikët u ngritën në kryengritje në vitin 1917, qeveria serbe nga frika e ndëshkimeve kundër popullit nga autoritetet austriake dërgon Kosta Peqanacin për të shuar kryengritjen. Por gjatë shuarjes së kryengritjes ai e gjeti veten në anën e kryengritëseve, e që atij më vonë i shërbeu për ta prezantuar veten si një nga pionierët e kryengritjes. Midis dy luftërave botërore ishte personi më me ndikim në organizatat çetnike. Ai ka bashkëpunuar me gjermanët në ditën e para të pushtimit të Jugosllavisë. Ai ishte një rival në luftën për kontrollin e çetnikëve. Ai u vra në 1944 Sokobanjë nga fraksionet rivale çetnike.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |