Kosta Raka piktor shqiptar, ka lindur më 15 maj të vitit 1953 në Sarandë. Është një artist me krijimtari shumë të gjërë. Kështu, gjatë viteve 1975 – 1990 ka pas marrë pjesë në të gjitha ekspozitat e arteve figurative të hapura në Tiranë me tablo kompozicionale, portrete, peizazhe, grafika, imitacione mozaiku, pllakate etj. Ndërkohë, ka fituar 28 çmime në fushën e grafikës, të karikaturës e të fejtonit politik. Për këto merita është dekoruar me Medaljen “Naim Frashëri” nga ana e ish Presidiumit të Kuvendit Popullor. Që në vitin 1981 është pranuar anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.