Kozeta Sevrani (Bylykbashi) profesore shqiptare. Kozeta Servani ka lindur më 14 Shkurt 1960 (në Shqipëri). Është diplomuar në Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Shtator 1979 - Korrik 1984. Në vitin 1984 emërohet pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës së Universitetit të Tiranës, në departamentin e Informatikës. Në vitin 1993 ka marrë diplomë menaxhimi, tek Universiteti "Luigi Bocconi" në Milano, Itali. Në 7 Mars të vitit 1997, është diplomuar si "Doktor’ në informatikën e aplikuar, në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2011 ajo është pedagoge në fakultetin e Ekonomisë të Universitetitbtë Tiranës, duke u bërë titullare në Shkencat Kompjuterike dhe në Sistemet e Informacionit të Menaxhimit. Gjithashtu është Shefe e Departamentit të Matematikës, Statistikave dhe Informatikës së Zbatuar, në Fakultetin e Ekonomisë tek Universiteti i Tiranës, Shqipëri.[1] Aktualisht është Kryetare e Këshillit të Statistikave të Shqipërisë si dhe Kryetare e Komisionit të titujve akademikë të Universitit të Tiranës. Gjithashtu, ajo është anëtare e bordit dhe e komisioneve në disa agjensi apo institucione qeveritare. Që nga viti 2010 është organizatore e konferencës ndërkombëtare vjetore ISTI, bashkëorganizatore e konferencave dhe workshopeve të ndryshme ndërkombëtare. Ajo bën punën e konsulentes në kompani private si dhe është anëtare e bordit në agjensi qeveritare.

Jeta Redakto

Është diplomuar në Universitetin e Tiranës për fizikë e më pas për informatikë, ku mbrojti doktoratën në informatikë të aplikuar. Profesore në departamentin e statistikës e informatikës së aplikuar (2011). Me kontribute origjinale në krijimin e degës së informatikës ekonomike. Specializimet dhe eksperiencat universitare jashtë vendit: në Norvegji, Suedi, Austri, Spanjë, Zvicër, ShBA, Britani e Madhe, Kinë, Gjermani, Slloveni, Serbi, Greqi e Itali kanë theksuar profesionalizimin e saj si një specialiste në informatikë dhe në sistemet e informacionit. Punimet shkencore të saj janë botuar në revista me emër, si: Springer, Elsevier, Revista Europiane për Inxhinieri e Teknologji (European Journal of Engineering and Technology), Avancimi në Shkencë, Teknologji dhe Informacion (Advances in Science, Technology & Innovation). Një monografi e saj është botuar nga Springer. Rreth 80 artikuj shkencorë të saj raportohen të indeksuar në Resarchegate. Është hartuese dhe koordinatore e shumë projekteve të mëdha ndërkombëtare dhe organizatore e konferencës së përvitshme ndërkombëtare Sistemet e Informacionit dhe Teknologjitë Inovative (Information Systems and Technology Innovation). Është zgjedhur kryetare e komisionit të promovimit të titujve akademikë dhe e këshillit të botimeve. Është anëtare e Federatës Europiane të Simulimeve dhe kryetare e Këshillit të Statistikave të Shqipërisë. Është anëtare e komisionit të matematikë-informatikës dhe e njësisë së inteligjencës artificiale të Akademisë së Shkencave. Prof. dr. Kozeta Sevrani është kandidate për titullin akademike e asociuar në informatikë.

Fushat të interesit të saj janë: ndarjen dixhitale, çështje dhe zgjidhje në ndërtimin e infrastrukturës së informacionit, sistemeve të informacionit dhe sigurisë së informacionit, e-biznesi, mësimi elektronik, qeverisja elektronike / biznesi elektronik dhe shërbimet elektronike në vendet në zhvillim, veçanërisht në Shqipëri. Ajo është organizatore e një konference vjetore ndërkombëtare, bashkë-organizatore e konferencave dhe punëtorive të ndryshme ndërkombëtare. Mund të flasi rrjedhshëm katër gjuhë qëjanë: shqipë, anglisht, frëngjisht dhe italisht. Prof. Sevrani është i përfshirë në projekte të ndryshme ndërkombëtare dhe lokale. Gjithashtu, ajo ka prezantuar punën e saj në konferenca të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare. Puna e saj është botuar në disa revista dhe ajo është bashkëautore për një monografi dhe katër libra. Ka eksperienca në mësimdhënie në universitete të huaja si në Suedi, Austri, Norvegji, Kosovë, etj.

Referenca Redakto