Kozeta Zylo
Kozeta Zylo lindi në Tepelenë në një familje mezhgoranase me tradita të shquara atdhetare. Pasi diplomohet për gjuhë dhe letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit më 1979, punoi deri në vitin 1997 si mësuese e Letërsise shqipe dhe botërore në disa gjimnaze të Tiranës, ndërkohë që përfundon studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës. E spikatur që në vitet 80 për prirjet dhe qëndrimet e saj anti-konformiste, për të cilat provoi dhe ulje në detyre, znj. Zylo u përfshi energjikisht në proceset demokratike që çuan në rënien e komunizmit.
Mori pjesë aktive në krijimin e Partia Demokratike(Shqipëri)Partise Demokristiane të Shqipërisë që nga themelimi i saj ishte anëtare e kryesisë dhe në vitet 1994-1995, Sekretare e Përgjithshme e saj. Ajo e ka ushtruar me një dashuri dhe pasion të veçantë profesionin e mësuesisë, ku dhe ka gëzuar gjithmonë respektin e studenteve dhe kolegëve të saj. Si mësuese e apasionuar, ka qenë mjaft aktive në shtypin e përditshëm periodik, si organizatore, regjizore e spektakleve të gjimnazistëve të Tiranës, etj. Në shkurt të vitit 1997, me shpërthimin e trazirave social-politike në Shqipëri, emigron në SHBA, ku integrohet me kulture dhe dinjitet në kolegjet e New Yorkut. Në New York vazhdon kualifikimet e mëtejshme në kolegj, ku aktualisht është pedagoge në Globe Institute of Technology në Manhattan dhe shquhet ndër veprimtaret më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan.
Vit për vit ka organizuar festën e Flamurit në mjediset shqiptaro-amerikane, ku kanë qenë të ftuar kongresmenë dhe ambasadorë, për ta ngritur dhe me lart, zërin e Shqipërisë. Ajo është e zgjedhur anëtare e Keshillit Botues të Librit ne New York. Përmes veprimtarise se saj të dendur si dhe krijimtarisë së kahershme publicistike, letraro-artistike, veçanërisht në poezi, Kozeta Zylo ka fituar respektin e studentëve shqiptarë në New York, të komunitetit shqiptar në SHBA etj.