Kozma Dushi

këngëtar shqiptar

Kozma Dushi (Berat, 23 gusht 1955) është një këngëtar shqiptar nga Shqipëria

Kozma Dushi
Lindi më 23.08.1955
Vendlindja Berat
Kombësia shqiptare
Profesioni këngëtar

I lindur në Berat, Kozma Dushi ka filluar të aktivizohet që në moshë të vogël. Më vonë ai punon për estradën profesioniste të Beratit. Mbasi mbaroi shkollën e mesme për zooktekni-veterinari ai arrin të fitojë të drejtën e studimit pranë Istitutit të Lartë të Arteve në Tiranë dhe e mbaron atë në vitin 1984. Në vitin 1985 punësohet në Ansamblin e Shtetit.

Kozma Dushi ka marrë pjesë për herë të parë në Festivalin e 15-të të këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe vazhdon aktivitetin e tij si këngëtar akoma sot. Njihet në të gjithë Shqipërine dhe kudo në botë që ka shqiptarë, megjithëse nuk ka bërë asnjë album dhe asnjë reklamë të vetvehtes.

Megjithëse ka marrë pjesë në shumë koncerte dhe bën pjesë në këngëtarët më të mirë dhe të njohur të muzikës së lehtë shqiptare ai s'ka marrë kurrë çmimin e parë në asnjë festival, ndoshta sepse këngët e tij nuk kishin partishmërine e duhur për kohën.

Ai është vëllai i këngëtarit Dhimitraq Dushi.

Stub biografi.png Ky artikull që ka të bëjë me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.