Krahina e Kolonjës
Vrojtimet në terren dhe gërmimet arkeologjike, kanë provuar se ajo përfaqëson një nga rajonet më të pasura të qytetërimit prehistorik, brenda vendit tonë e më gjerë në rrafshin ballkanik. “Krahina e Kolonjës është banuar në lashtësi nga fisi ilir i Desaretëve. Vendbanimi neolitik i Kamnikut, fortifikata e Gradecit e Kalaja e Hollmit, tumat ilire në Prodan e Rehovë... provojnë lashtësinë e vendbanimeve në këtë trevë”.