Krav Maga
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Krav Maga është metodë e luftës pa armë e ushtrisë Izraelite, dhe sot është shumë e popullarizuar në të gjithë botën. Krav Maga origjinalisht është zhvilluar gjatë luftës për çlirimin e Izraelit. Krav Maga sot praktikohet nga e gjithë ushtria e Izraelite e posaqërisht nga njesitë speciale elite të saj e të vendeve të ndryshme të botës. Në Krav Maga janë të kombinuara elementet e boksit, xhudos, jui jitsu-s. Gjithashtu në Krav Maga përdoren si armë edhe thikat dhe shkopinjtë, mësimi i teknikave me thika dhe shkopinj ka për qëllim mësimin e vetëmbrojtjes moderne ku në ditët e sotme pistoletat dhe thikat janë shpesh të përfshira në sulme të ndryshme. Në krav Maga nuk ka ushtrime formale (kata) apo ushtrime të tjera të cilat mësohen në artet tjera marciale të tjera siç janë: karate – do, taekwondo, xhudo etj. Teknikat që përdoren në Krav Maga janë teknika shumë efikase për tu përdorur për vetëmbrojtje dhe çka është më e mira te teknikat e kravë magës është se ato shumë lehtë mësohen dhe arrihet një mjeshtërim i mjaftueshëm i tyre në krahasim me disa arte të tjera marciale.
Lidhje të jashtme
Redakto- IKMF IKMF - International Krav Maga Federation lead by Master Avi Moyal
- Israeli Krav Maga Association (IKMA) founded in 1978 by Krav Maga founder Imi Lichtenfeld.
- Israeli Krav Maga Free Web Guide - The Complete Internet Guide for Israeli Krav Maga.