Kriptimi sipas Cezarit
Nëse misioni i juaj është që ta fitoni luftën, atëherë ruajtja e sekretit është misioni kritik. Luftëtari i vjetër Jul Cezari ishte jashtëzakonisht i edukuar në fshehjen e mesazheve dhe arriti të gjejë një metodë përmes të cilës maskonte mesazhin të cilin e dërgonte tek eprorët e tij. Metoda e tij njihet si Kriptimi i Cezarit dhe paraqet fillet e kriptimit të mesazhit. Ndryshe kodi i Cezarit njihet edhe si kodi i zhvendosjes. Në praktikë kodi i Cezarit thyhet shumë lehtë, prandaj si i tillë nuk ofron siguri të mesazhit.
Në kriptimin e Cezarit secila shkronjë e tekstit të pakriptuar (anglisht: plaintext) zhvendoset për tri vende, kështu A zëvendësohet me D, B zëvendësohet me E e kështu me radhë.
Kjo zhvendosje "rrotullohet" ashtu që X zëvendësohet me A, Y zëvendësohet me B dhe Z zëvendësohet me C. Në këtë mënyrë Cezari arrinte ta kriptonte mesazhin duke bërë zhvendosjen e shkronjave për tri vende, por në kuptimin e përgjithshëm ky lloj kriptimi arrihet duke bërë zhvendosjen e shkronjave për k vende, ku k paraqet një numër të plotë që mund të konsiderohet si çelës. Kriptimi i Cezarit është kriptim monoalfabetik pasi që secili karakter zëvendësohet me karakter tjetër të po të njejtit alfabet.
Shembull
RedaktoTeksti i pakriptuar: ABCDEFGHIJKLMNOPQRSTUVWXYZ Teksti i kriptuar: DEFGHIJKLMNOPQRSTUVWXYZABC
Kur bëhet enkriptimi referohemi këtij shembullit të mësipërm që të realizohet kodi i Cezarit. Secila shkronjë zëvendësohet me shkronjën tjetër përkatëse. Dekriptimi është procesi i kundërt.
Teksi i pakriptuar: TUNG Teksti i kriptuar: WXQJ
Enkriptimi mund të arrihet duke përdorur aritmetikën modulare, së pari duke i shëndrruar shkronjat në numra sipas skemës (A = 0, B = 1,..., Z = 25). Enkriptimi i shkronjës 'x' duke përdorur zhvendosjen 'n', mund të shprehet në formë matematikore si:
Dekriptimi arrihet ngjajshëm:
Thyerja e kodit të Cezarit
RedaktoA mund që kompjuteri të gjej se cili është Çelësi i kodit të Cezarit? Përgjigjja padyshim se është po, por si arrihet kjo? Pasi në këtë rast kemi 26 shkronja zhvendosja është një nga 26 zhvendosjet e mundshme. Një nga mënyrat është që t'i provojmë të gjitha zhvendosjet e mundshme, por metoda më efikase do të ishte duke u bazuar në frekuencën e perdorshmërisë së shkronjave e cila dallon për secilën gjuhë.
Burimi i të dhënave
Redakto- Chris Savarese and Brian Hart, The Caesar Cipher, 1999
Teksti i Faqës.[1]
- ^ [Understanding Cryptography], A textbook for students and practitioners, Christof Paar, Jan Pelzl.