Kriptografia në Sistemet Kompjuterike
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Kriptografia është shkenca e kodimit, e cila ka pedorim te gjere ne shkencat kompjuterike.
Sipas Tanenbaum (2007) qëllimi i kriprografisë është të merr porosi ose skedar (datotekë, fajll) të quajtur plaintext dhe t’a enkripton në ciphertext në mënyrë që vetëm njerëz të autorizuar mund t’a shëndërrojnë në plaintext.
Ciphertext është një kup i pakuptuar i bitave. Për të gjithë fillestarët algoritmi i enkripcionit dhe dekripcionit çdoherë duhet të jetë publik. Në algoritëm përdoren parametra të quajtur çelës.
“Nëse P është skedartekst i thjeshtë, KE është çels i enkripcionit, C është ciphertext, E është algoritëm i enkripcionit, atëherë C=E(P,KE) është definicioni i enkripcionit.
Ajo thotë se ciphertext fitohet me shfrytëzimin e algoritmit për enkripcion E, me plaintext P dhe çels të enkripcionit KE si parametra. Ngjashëm me atë, P = D(C,KD), ku D është algoritëm i dekriptimit, ndërsa KD është çelës i dekriptimit.
Që të fitohet plaintext P prej ciphertext C dhe çelsi i dekriptimit KD, kryhet algoritmi D me C dhe KD parametra.
Bibliografia
RedaktoAndrew S. Tanenbaum (2007), Modern Operating Systems (3rd ed.), Prentice Hall; 3 edition (December 21, 2007), ISBN 0-13-600663-9
William Stallings (2009), Operating Systems: Internals and Design Principles (6th ed.), Prentice Hall, 6 edition (April 19, 2008), ISBN 0-13-600632-9
William S. Davis, T.M. Rajkumar (2005), Operating Systems: A Systematic View (6th ed.), Publisher AdisonWesley, Inc.2005 (2005), ASIN: B0047T9K8S
COFFMAN, E.C., ELPHICK, M.J., and SHOSHANI, A.: “System Deadlocks,” Computing Surveys, vol. 3, pp. 67–78, June 1971.
COMER, D.: Operating System Design. The Xinu Approach, Upper Saddle River, NJ: Prentice Hall, 1984.