Kristaq Filipi

This is the stable version, checked on 2 nëntor 2020. 1 pending change awaits review.

Kristaq Filipi, Profesor Doktor, u lind me 20 qërshor 1944 në qytetin e Beratit. Arsimin fillor, atë 7-vjeçar dhe të mesëm i mori në qytetin e lindjes. Në vitet 1962-1966 kryen me rezultate të shkëlqyera (me cilësimin "Shkëlqyeshëm" në diplomë) studimet e larta për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit Shtetëror të Tiranës (USHT).

Kjo eshte foto e Prof Dr. Kristaq Filipi
Prof Dr. Kristaq Filipi

Karierën pedagogjike e fillon po atë vit si mësues i matematikës në shkollën e mesme të qytetit të Beratit. Në periudhën 1968-1992 është pedagog i matematikës në Universitetin Shtetëror të Tiranës ( 1968-1971 në filjalin e tij pranë Kombinatit të Tekstilit Berat, mandej transferohet në Tiranë) dhe nga viti 1992 deri në vitin 2012 (kur del në pension) në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT). Ende aktivizohet si pedagog i jashtëm (me kontratë) pranë Departamentit të Inxhinierisë Matematike në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) të UPT. Ka zhvilluar leksione si lektor titullar në disiplinat “Algjebra dhe Gjeometria”, “Matematika e aplikuar në tekstil“, “Algjebër dhe Logjikë”, “Algjebër abstrakte“.

Krahas veprimtarisë pedagogjike, gjatë këtyre viteve ka bërë dhe kërkim shkencor në dy fusha paralele: -në algjebër (fillimisht në studimin e problemeve të ndërtimit bashkëkohor të algjebrës shkollore e të aplikimit të saj në Shkollën shqiptare si autor në hartim tekstesh mësimore); - në përdorimin e metodave matematikore në studimin e problemeve të prodhimit.

Në vitin 1983 merrë gradën "Doktor", duke mbrojtur tezën “Kontribut në trajtimin teoriko-bashkësior të funksionit dhe futjen e tij në shkollën tonë”, më 1994 titullin “Profesor i asociuar“ dhe më 1999 titullin “Profesor“.

Eshtë ndër nismëtarët për studimin e problemeve të ndërtimit bashkëkohor të matematikës shkollore e të aplikimit të saj në Shkollën shqiptare, si dhe për përdorimin e metodave matematikore në studimin e problemeve të prodhimit, sidomos në industrinë tekstile.

Rezultatet e kërkimit shkencor janë materializuar në referate e kumtesa të mbajtura në kongrese dhe konferenca shkencore brenda e jashtë Shqipërisë, në artikuj shkencorë të botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në botime të tjera. Disa nga artikujt janë:

       * Studimi i pozicionit të fjongos në aparatin fjongopalosës të makinave të filaturës (bashkautor), “Buletini I Shkencave Teknike”, Nr.1-2,1972;
       * T`i hapim vend informacionit të ri e të domosdoshëm shkencor në matematikën shkollore , Gazeta “Mësuesi”, dt. 30/12/1981.
       * Another form of  the auto correlation function approximate formula , publikim i brendshëm i Departamentit të Matematikës të Universitetit të Kalabrisë,     Itali, Kozencë 1994.
       * Përcaktimi i varësisë së zbardhjes së gizës nga modifikatori me metoda të Teorisë së Planifikimit të Eksperimentit (bashkautor), Buletinin e Shkencave Teknike, 1996.
       * The lower nilradical connected with a right ideal in the ring of the rectangular nxn-matrixes on the field of the real numbers(bashkautor),  botim në Proceedings e Konferencës së 3-të Ndërkombëtare të Algjebrës dhe Analizës funksionale, Elbasan, Maj  2009
       * The Upper Nilradical Connected with a Right Ideal in the concrete Ring (bashkautor), Computational and Applied Mathematics Journal 2015; I(3); 55-59. Published online April 20, 2016 (http://www.aascit.org/journal/camj)
       * Regular ternary semi rings with semi-subtractive properties and their interpretation in projective planes (bashkautor), International Journal of  Mathematical Sciences,Recent Science Publications, ISSN:2051-5995, Vol 33, Issue 2.p.1356-1368, 2013
       * Some properties of laterally commutative heaps. Construction of such heaps in Desargues plane (bashkautor),  International Journal of Mathematical Sciences and Engineering Applications (IJMSEA), ISSN 0973-9424, Vol. 8 No. VI, 2014.
       * The transform of a line of Desargues affine plane in an additive group of its points (bashkautor), International Journal of Current Research, ISSN: 0975-833X. Vol.8, Issue, 07.July.2016. pp.34983-34990.
       * One construction of an affine plane over a corps ( bashkautor),  Journal of Advances in Mathematics.VOL. 12, NUMBER 5. 2016. ISSN 23 47-19 21 COUNCIL FOR INNOVATIVE RESEARCH. PP.6200-6206.                                                                                           
       * An Application of Finite Affine Plane of Order n, in an Experiment Planning (bashkautor), International Journal of Science and Research (IJSR),
https://www.ijsr.net/archive/v6i6/v6i6.php, Volume 6 Issue 6, June 2017, pp.1744 – 1747. 
       * Efficiency comparison of cryptographic applications, match-of-card vs matsh-on- card, using national biometric ID card (bashkautor), MCSER-Academic journal of Interdisciplinary Studies, Italy , Vol 8 No.1, Mach 2019: https//www.mcser.org/jurnal//pp.77-87.
       * The construction of a corp in the set of points in a line of Desargues affine plane (bashkautor), Mat.Bilten,Volume 43(LXIX) 
No.1,2019; direkt ne linkun: http://im-pmf.weebly.com/uploads/5/8/9/8/58988609/filipi_zaka_and_jusufi_-_no[lidhje e vdekur] 1-2019.pdf



Është autor i librit monografik “Bashkësia, lidhja dhe funksioni në shkencë dhe në shkollë”, botuar më 1981, që është i pari botim i këtij lloji, ku bëhen përpjekje metodiko-shkencore për futjen e koncepteve të matematikës bashkëkohore në shkollën parauniversitare shqiptare. Është gjithashtu autor apo bashkëautor i disa teksteve të matematikës me shumë ribotime:

      1.Për shkollën 8-vjeçare: 
        * Algjebra 7, Tiranë 1971,  
        * Algjebra 8, Tiranë 1972, 
        * Përmbledhje problemash të algjebrës 8, Tiranë 1975 ;
      2.Për shkollën e mesme 
        * Elemente të analizës matematike dhe të gjeometrisë analitike, Tiranë 1986;
      3.Për shkollën e lartë:
       * Algjebra dhe Gjeometria për degën e gjeofizikës, Tiranë 1988,
       * Algjebra dhe Gjeometria për Inxhinierinë, Tiranë 1996,
       * Ushtrime të Algjebrës dhe Gjeometrisë për Inxhinierinë, Tiranë 1997, 
       * Algjebra dhe Gjeometria për bachelor në Inxhinieri, Tiranë 2005,
       * Matematika e aplikuar në tekstil, Tiranë 2010,
       * Matematika për ekonomistë, Tetovë 2012,
       * Algjebër abstrakte, Tiranë 2013.

Përvojën e tij shkencore si algjebrist Prof. K.FILIPI e ka përcjellë në brezin e ri të matematikanëve shqiptarë, duke udhëhequr disa prej tyre për doktoraturat nga fusha e radikaleve dhe nilradikaleve të algjebrave associative, nga ajo e ndërlidhjes së algjebrave binare dhe ternare me Gjeometrinë affine dhe atë projektive. Vitet e fundit ka udhëhequr në aspekte matematike dhe një doktoraturë në kriptografi.

Krahas aktivitetit pedagogjik dhe shkencor ka ushtruar edhe funksione akademike e shtetërore si Inspektor i Seksionit të arsimit në Komitetin Ekzekutiv Berat (1968-1971), Kryetar i Degës Shkencore të Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tiranës (1981-1992), Përgjegjës i Seksionit të Algjebrës në Departamentin e Matematikës dhe të Informatikës në UPT (që nga krijimi i tij në vitin 1995 deri në 2009), Përgjegjës i grupit të Algjebrës në Departamentin e Inxhinierisë Matematike në FIMIF (që nga krijimi i këtij fakulteti në vitin 2009 deri në 2012), Kryetar i Këshillit të Profesorëve të FIMIF (2011-2012) dhe anëtar i Senatit të Universitetit Politeknik të Tiranës (2009-2012).