Kristen Anne Bell lindi më 18 korrik, 1980 në Huntington Woods, Michigan. Është një aktore dhe këngëtare amerikane.[1] Në vitin 2001, ajo bëri debutimin e parë në Broadway me rolin e Becky Thatcher në Aventurat e Tom Sojerit. Rolet më të spikatura të saj janë: Veronica Mars në serialin me të njëjtin emër, prej shtatorit të 2004-ës deri në maj 2007; Jeannie van der Hooven tek House of Lies, prej vitit 2012; Sarah Marshall në filmin komik Forgetting Sarah Marshall, e shumë të tjera. Kristen Bell e arriti famën sidomos në vitin 2013, kur bëri zërin e Anës në filmin e animuar Frozen[2].

Kristen Bell
U lind në18 korrik 1980
KombësiaAmerikane
ProfesioniAktore, këngëtare
Gjatësia155 cm (5 ft 1 in)
FëmijëDelta Bell Shepard
Lincoln Shepard

Referime Redakto

Lidhje të jashtme Redakto