Kromatografia
HISTORIKU
RedaktoMetodat kromatografike janë përdorur në dekadën e parë të shekullit të 20-të , kryesisht për ndarjen e pigmenteve bimore të tilla si klorofil.
Kromatografia u zhvillua gjatë viteve 1930 dhe më1940 bëhet e dobishme për një gamë të gjerë të teknologjisë.Kromatografia u zhvillua në mënyrë të konsiderueshme si pasojë e punës së Archer Martin John Porter dhe Richard Laurence Millington Synge gjatë viteve 1940 dhe 1950.
Ata themeluan parimet dhe kromotografinë themelore në ndarje , dhe puna e tyre e inkurajoi zhvillimin e shpejtë të disa llojeve të metodës së kromatografisë: kromatografisë në kolonë , kromatografisë në letër, kromatografinë e gazit , për çfarë duhet të jetë njohur si një kromatografi e lartë të performancës së lëngshme .Që atëherë teknologjia ka përparuar me shpejtësi.
Poashtu në Universitetin Politeknik të Varshavës kimisti dhe biologu Mikhail Cwiet ka përdorur metodat kromatografike për të shpërndarë ngjyrat me gjethe të gjelbra në një kolonë të shkumës .
Cwiet ka interpretuar saktë procesin e ndarjes për këtë shkak ëshë konsideruar si shpikësi i teknikës kromatografike.Fjala kromatografi është përdorur për shak të ngjyrës në zonën e kolonës gjatë ndarjes së substancave.
Kromatografia
RedaktoKromatografia paraqet një ndër teknikat më të rëndësishme separative dhe analitike , e cila shfrytëzohet për separacionin e komponenteve dhe substancave të tretura nga ndonjë përzierje.[1] Kromatografia paraqet metodë te shumëanëshme me te cilën mund të separohen shumë përzierje komplekse, për të cilat nuk është e nevojshme paraprakisht të dihet:
- * numri,
- * natyra
- * sasia relative e substancave që janë prezente në përzierje.
Fjala kromatografi rrjedh nga gjuha greke që do të thotë- ngjyrë dhe shkruan. Të gjitha llojet e kromatografisë karakterizohen me të ashtuquajturat:
Fazë stacionare [FS]
RedaktoZakonisht është substanë e fortë poroze (qelq siliciumSiO2, aluminium Al2O3) ose është një shtresë e hollë e filmit të lëngshëm,e cila është e vendosur në pllakë të rrafshët metalike.
Faza mobile [FM]
RedaktoOse fazë e lëvizshme (eluent) , ndërmjet të të cilave shpërndahen përbërsit e përzierjes dhe në këtë mënyrë mënyrë ndahen .
Faza mobile sipas gjendjes agregate mund te jete gas ose lëng.[2]
Metodat kromatografike ndahen ne baze te disa kritereve:
- 1. gjeometrisë së sistemit
- 2. gjendjes agregate të fazave
- 3. mekanizmit te mbajtjes (qëndrimit) së komponentave
- 4. modelit te procesimit
KROMATOGRAFIA NË KOLONË
RedaktoKjo metodë kromatografike realizohet në kolonë , e cila është e mbushur me adsorbent të ngurtë [FS] , ndërsa tretësi [FM] rrjedh nëpër kolonë .
Kromatografia në kolonë ndahet në dy kategori, në varësi se si rrjedhë tretësi në kolonë.
Nëse tretësi është i lejuar të rrjedhë poshtë kolonës nga graviteti, ose me filtrim, ajo quhet kromatografi e gravitetit. Nëse tretësi rrjedh poshtë kolonës me ndihmën ajrit nga presioni pozitiv, ajo quhet flash kromatografi, një "shtet i artit". Si adsorbent zakonisht përdoret silikageli ( SiO2 ) dhe oksidi i aluminit ( Al 2 O3 )
Tretësi
RedaktoPasiqë adsorbenti i ngurtë është zakonisht polar , kështu që substancat më polare adsorbohen më fortë se ato më pak polare .Për këtë arsye ndërmjet tretësve jopolarë , substancat jopolare udhëtojnë më shpejt ndërsa ato polare do të mbeten të lidhura në FS.
Për eluimin e substancave polare nevojiten tretës polarë , të cilët i tresin më tepër.[3] Përveç polaritetit edhe masa molekulare ndikon në radhët e eluimit .
Substancat me masë molekualre më të vogël do të eluojnë më shpejt se ato me masë molekuare më të madhe.
Procedura e kromotografisë në kolonë
RedaktoKolona për kromatografinë mund të jetë e madhe ose e vogël, sipas shumës së materialit që do të ngarkojmë në kolonë. [4]
Kolona shtërngohet me anë të morsetave në një satativë, duke pasur kujdes që të jetë vertikalisht.
'HAPI 1 Në një pipetë të pasterit fusim sasi të vogël të pambukut.Përdorim një shkop druri aplikues që ta fusim më mirë pambukun në fund të pipetës , por duhet të kemi kujdes që të mos përdorim sasi të madhe apo të vogël të pambukut.
Duhet të përdorim sasi të mjaftueshme të pambukut në mënyrë që të parandalojmë rrjedhën e adsorbentit jashtë.
HAPI 2Vendosja e mostrës.Mostra ( e ngurtë ose e lëngët ) tretet në sasi minimale të tretësit dhe tretësira me kujdes me pikuese bartet në sipërfaqe të adsorbentit ashtu që substanca të mos ngel në muret e kolonës Është me rëndësi që gjatë vendosjes së mostrës të mos çrregullohet sipërfaqja e adsorbentit,sepse më vonë kjo ndikon më vonë në mosndarjen e mirë të komponenteve.
Mostra futet në kolonë me hapjen e kanjelës dhe me lëshimin e tretësit ashtu që adsorbenti të mos mbetet i thatë.Nëse muret e kolonës kanë ardhur në kontakt me mostrën me kujdes shpërlahen me pak tretës me anë të pikuesës.Pastaj një pjesë e tretësit lëshohet , ndërsa shpërlarja dhe lëshimi përsëritet disa herë.
Në kolonë shtihet tretësi deri në majë dhe fillon eluimi .Rrjedha e tretësit rregullohet në atë mënyrë që të pikojë pikë pas pike , dhe mblidhen fraksione të vogla të eluatit.
Fraksionet e veçanta , të cilat bashkohen identifikohen me kromatografinë në shtresë të hollë ose gaskromatografinë.Tretësi nga fraksionet e bashkuara avullohet dhe secila komponente e veçantë analizohet.[5] Ky process do të ishte i komplikuar nëse kompleksi do të ishtë pangjyrë.
Referimet
Redakto- ^ http://www.waters.com/webassets/cms/category/media/other_images/primer_d_%20solidphase.jpg
- ^ Chromatography_of_chlorophyll_-_Step_7.jpg (250×916)
- ^ Column Chromatography Procedures
- ^ http://4.bp.blogspot.com/AUAIUsg1hPA/Td6OGmD8hXI/AAAAAAAACQw/74lwLwTsvOU/s1600/Chromatography-2.jpg[lidhje e vdekur]
- ^ Column Chromatography Procedures