Kryekuq
Kryekuqi është një fshat në komunën Remas në rrethin e Lushnjës të Shqipërisë.
Kryekuqi | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 3.000 |
{{{postal_code_type}}} | 9022 |
Faqja zyrtare | Fshati Kryekuq |
Fshati Kryekuq Një përpjekje për të hartuar historikun Fshati Kryekuq ndodhet 9.3 km në jug të qytetit të Divjakës. Nga pikëpamja gjeografike fshati ka shtrirje fushore dhe pjesërisht kodrinore. Fshati është 5.5 m mbi nivelin e detit. Sipas ndarjes territoriale të vitit 2015 fshati bënë pjesë në Njësinë Administrative Remas, Bashkia Divjakë. Fshati Kryekuq kufizohet në veri me fshatin Zharrnec. Në jug kufizohet me fshatin Kamenicë. Në perëndim kufizohet me kënetën e Karavastasë ndersa ne lindje rrethohet nga kodrat e Divjakes te njohura si "kodra te Karatoprakut". Fshati ka kushte të favorshme klimaterike e tokësore për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe ato drunore. Klima mesatare me reshje luhatet nga 900-1000 m/m në vit. Dimër i ftohtë dhe verë e nxehtë. Kryekuqi shtrihet në të djathtë të rrugës automobilistike Klubi i Shoferit – Divjakë. Fshati ka shtrirje lindje -perëndim, i vendosur përgjatë një lugine të ngushtë e cila mbyllet në lindje tek “gryka e Sharrës”. Përmes luginës kalon përroi i Madh. Në veri të fshatit shtrihet “ujëmbledhësi i Poshtëm” i cili përveç nevojave për bujqësisë ofron çlodhje duke e bere nje nga pejsazhet më të bukura në Bashkinë Divjakë. Nuk do ishte e tepërt nëse aty do të organizoheshin në të ardhmen lojërat e ujit. Pak më në veri ndodhet ujëmbledhës i Sipërm. Toponime: “gryka e Sharrës”, “kodra e Llozit”, “fusha e Kashtëbardhës”, “tek Pishat”, “gryka Rrushi i Butë”, “gryka e Kallmit”, “kodra e Shkallës”, “përroi i Beqirit”(per kete perrua tregohet nje legjend thuhet se nje djal me emrin Beqir doli me qerren e tij prej druri dhe u perpi nga dheu dhe ne ate vend shpertheu uje i ftohte dhe i mire ku te gjithe shkonin e mbushnin. Varianti tjeter thuhet se ishte nusja e tij ajo qe u perpi nga dheu dhe ai germoi sa germoi nuk e gjeti por tek vendi ku germoi shpertheu uje i ftohte dhe mori emrin perroi i Beqirit), “përroi i Çobanit”, “mali i Gjatë”, “shpati i Pashtollisë” "gropa e Gjenerukës", e të tjera. Gjetjet më të hershme arkeologjike të zbuluara në Kryekuq datojnë në periudhën Qytetare Ilire dhe të Antikitetit të Vonë. Në veri të fshatit duke marrë si pikë referimi shkollën ruheshin rrënojat e një objekti për të cilin thuhet se ishte një kishë e vjetër themi një kishë sepse atë vend edhe sot ka ngelur toponimi "Ulliri i Kishës" çka ne ben te mendojme se behet fjale per një kishë. Zbulimi më i fundit i përket vitit 2012 ku gjate punimit te tokes plugu ndeshi ne nje varre antik. Objektet qe u zbuluan u dorëzuan në Muzeun Historik Lushnjë ku ruhen ende bëhet fjalë për dy maja heshte dy unaza dhe nje byzylyk ndërsa ne lidhje me varrin ai u gjet i dëmtuar plotësisht dhe nuk ishte e mundur të siguroheshin të tjera të dhëna rreth formës dhe menyres se ndërtimit. Lidhur me formimin e fshatit Kryekuq mendohet të jetë formuar në shek. XVI-XVII Për formimin e fshatit jepen tre gojëdhëna: Gojëdhëna e tregon se fshati u formua nga barinjtë që vinin për të kullotur bagëtinë në vende të përshtatshme, ku kishin afër mera në kodër dhe fushë për të plotësuar kërkesat ekonomike. Vendi ishte me klimë të ngrohtë nga afërsia e detit. Duke zbritur nga mali barinjtë me bagëtinë e tyre, një çetë kusarësh u dalin përpara për t’u vjedhur dhëntë dhe dhitë plleja. Në përpjekje me ta vranë kryetarin e bandës së hajdutëve. U kthyen me gjithë bagëti në kullotat në zonën fushore dhe zunë vend në një kreshtë kodre për të mos u kthyer më në male. Vendi ku u vendosën ishte një kreshtë kodre, ku drurët dhe bari thaheshin më herët dhe dheu ishte i kuq. Kjo përbërje e tokës së kësaj kreshte e digjte barin para kohe. Këtu bënë stanet për të mos prerë pyllin e bukur që kishin përreth. Kreu i barinjve dha urdhër të prerë që bagëtia të kulloste në fillim në pjesën e sipërme të kodrës duke vazhduar me radhë deri tek stanet. Kush e shkelte këtë rregull, u tërhiqte veshin duke thënë: “Mos e ço bagëtinë në fillim në pyll, se bari ruhet për të kullotur më vonë , por lere bagëtinë në kryet e kuqe, se ai thahet më përpara”. Meqë ky vend ishte më i përshtatshëm për banim ndërtuan shtëpitë e para. Zona e banuar, bashkë me stanet e bagëtive të vendosur në vendin e kryes së kuqe u quajt Kryekuq. (Sipas mësuesit Jani Nushit viti 1945) Gojëdhëna e dytë Thuhet qe këtë emër e mori nga një pjesë majë kodre, ku bimët nuk merrnin zhvillim dhe gjethet e tyre binin para kohe dhe kalbeshin duke krijuar ngjyrë të kuqe dhe kështu i ngeli emri krye të kuqe ku më vonë u vendosën shtëpitë e para. Thuhet se këtë emër e vendosën çobanët. Gojëdhëna e tretë: Thuhet se në mesjetë kalonte një rrugë e cila shtrihej mbi zonën e quajtur Gjenerukë. Këtu kalonin karvanë të shumta tregtare të cilët shkonin në portin e Durresit dhe prej aty shkonin në zonën e Çamërisë. Kur vinin në këtë vend ndalonin në “Krye të kuqe” sepse aty rritesh lloj peme me gjethe të kuqe. (gojëdhënë e treguar para shumë vitesh nga Mustafa Kacabumi). Fiset që e kanë banuar dhe e banojnë fshatin Kryekuq jane: “Shemuni”, “Pirra”, “Kaloshi”, “Sinani”, “Qorri”, “Ismaili”, “Mebelli”, “Kaja” (per kete fis thuhet se jane me te vjetrit te vendosur ne fshat te cilet edhe vete ata jane me origjine te larget nga Dibra) “Kacabumi” (per kete fis thuhet se banonin ne Gjeneruke) “Golemi” (per kete fis thuhet se jane me origjine te larget nga fshati Golem i Gjirokastres nje fshat i thelle malor qe ka te zhvilluar blegtorine), “Meçi” "Alla" (thuhet se jane me origjine nga fshati Golemi i Vogel apo Shegas), "Dervishi"(per fisin Dervishi thuhet se jane me origjine nga qyteti i Lushnjes), "Hoxha", "Toska", "Llapushi" "Biba", "Gavorri", "Lushka", "Kishta", "Vrapi", "Fero", " Çarçiu", "Gorica", "Karaj", "Gishtet", "Sulet", "Bezati", "Beget", , e te tjere. Më vonë u vendosën fise të tjera nga zona e Gramshit. Fshati ka këto lagjje si: “lagja e Shemunëve”, “lagja Meçallarëve”, “lagje e Kajëve”, “lagje e Golemëve”, “lagja e Poshtme”, “Lagja e Kacabumëve”, e të tjerë. Në hyrje të fshatit në një lartësi kodre relativisht të ulët, në territorin e një shtëpie, sipër lokalit të njohur “Nuz Kajës” ruhet një goricë e lartë. Për të cilën thuhet se poshtë saj ndodhet një vend i mirë ku njerëzit shkojnë edhe hedhin ndonjë lekë. Banorët e fshatit janë të shquar në histori për trimëri dhe njerëz shumë të zotë. Në Lëvizjen e Karatoprakut të vitit 1840 kundër sundimit osman, përmendet një trim nga ky fshat me emrin Sul Sinani krahu i djathtë i Abaz bej Lushnjës. Në këtë fshat vlen te theksohet ne nentor te vitit 1912 bujti
për pak orë atdhetati Ismail Qemali, i cili u shpjegoi vendasve rrugëtimin e tij dhe zotimet që ai kishte marrë. Ata e pritën me gjithë të mirat dhe u zotuan se do ta mbështesnin çdo kërkesë që do ju drejtohej.
Gjatë Luftës së Parë Botërore fshati është dëmtuar shumë nga ushtria austro-hungareze dhe më pas ajo italiane. Tregohet se në fshat ra sëmundja e koleres (gtipi spanjoll) e cila vrau gjysmën e popullsisë së fshatit Kryekuq. Mbështetur në statistikat e vitit 1938 të botuar në revistën “Hylli i Dritës” zbulojmë se fshati Kryekuq numëronte 256 banorë prej të cilëve 130 meshkuj dhe 126 femra. Për nga besimi 87 meshkuj dhe 91 femra i përkasin besimit myslimanë ndërsa 43 meshkuj dhe 35 femra i përkasin besimit ortodoksë. Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare banorët e fshatit Kryekuq kanë ndihmuar forcat partizane me ushqim strehim dhe veshmbathje. Në vitin 1949 fshati numëronte 249 banorë. Në vitin 1956, u përfshij në kooperativë bujqësore. Kooperativa Bujqesore mbante emrin "Kufitari". Fshati Kryekuq ka qenë qendër e Kooperativës së Bashkuar që përfshinte fshatrat Zharrnec dhe Kamenicë me një popullsi prej 1837 banorë. Drejtimi kryesorë ka qenë prodhimi i drithërave bimë industriale dhe vreshtari. Kryetari i pare i kesaj kooperative ka qene Shaban Malko nga Zharrneci. Në këtë kohë fshati Kryekuq kishte Muze. Shtëpi Kulture. Qendër shëndetësore. Njësi Tregtare e Komunale. Në fshat funksiononte shkolla 8-vjeçare e hapur më 1 shtator të vitit 1961. Kolektivizimi qëndroi deri në vitin 1990, kur me vendim të Plenumit të KQ të P. PSh-së, datë 17 prill 1990, fshatarëve u la e lirë të mbanin lopë, dele dhe u dha çdo familjeje 4 dynym tokë. Ndryshimet që ndodhen në fillim të viteve ’90 sollën largimin e një pjesë të banorëve. Sot fshati paraqitet më ndryshe rrugët janë të asfaltuara dhe me ndriçim zona është e pasur në ekonomi. Fshati frekuentohet më së shumti gjatë verë ku shumë njerëz shfrytëzojnë kalimin Klubi i Shoferit –Divjakë. Investimet e bëra së fundi e kthejnë atë në një vend me potencial turistikë. Në fshat është ndërtuar një xhami e cila është e veçantë nga pikëpamja arkitekturore. Në statistikat e vitit 2015 fshati Kryekuq numëron1368 të ndarë 312 familje Ju sugjerojmë ta vizitoni. Mikpritja dhe bujaria do ju befasojnë. Fshati Kryekuq ndodhet 9.3 km në jug të qytetit të Divjakës. Nga pikëpamja gjeografike fshati ka shtrirje fushore dhe pjesërisht kodrinore. Fshati është 5.5 m mbi nivelin e detit. Sipas ndarjes territoriale të vitit 2015 fshati bënë pjesë në Njësinë Administrative Remas, Bashkia Divjakë. Fshati Kryekuq kufizohet në veri me fshatin Zharrnec. Në jug kufizohet me fshatin Kamenicë. Në perëndim kufizohet me kënetën e Karavastasë ndersa ne lindje rrethohet nga kodrat e Divjakes te njohura si "kodra te Karatoprakut". Fshati ka kushte të favorshme klimaterike e tokësore për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe ato drunore. Klima mesatare me reshje luhatet nga 900-1000 m/m në vit. Dimër i ftohtë dhe verë e nxehtë. Kryekuqi shtrihet në të djathtë të rrugës automobilistike Klubi i Shoferit – Divjakë. Fshati ka shtrirje lindje -perëndim, i vendosur përgjatë një lugine të ngushtë e cila mbyllet në lindje tek “gryka e Sharrës”. Përmes luginës kalon përroi i Madh. Në veri të fshatit shtrihet “ujëmbledhësi i Poshtëm” i cili përveç nevojave për bujqësisë ofron çlodhje duke e bere nje nga pejsazhet më të bukura në Bashkinë Divjakë. Nuk do ishte e tepërt nëse aty do të organizoheshin në të ardhmen lojërat e ujit. Pak më në veri ndodhet ujëmbledhës i Sipërm. Toponime: “gryka e Sharrës”, “kodra e Llozit”, “fusha e Kashtëbardhës”, “tek Pishat”, “gryka Rrushi i Butë”, “gryka e Kallmit”, “kodra e Shkallës”, “përroi i Beqirit”(per kete perrua tregohet nje legjend thuhet se nje djal me emrin Beqir doli me qerren e tij prej druri dhe u perpi nga dheu dhe ne ate vend shpertheu uje i ftohte dhe i mire ku te gjithe shkonin e mbushnin. Varianti tjeter thuhet se ishte nusja e tij ajo qe u perpi nga dheu dhe ai germoi sa germoi nuk e gjeti por tek vendi ku germoi shpertheu uje i ftohte dhe mori emrin perroi i Beqirit), “përroi i Çobanit”, “mali i Gjatë”, “shpati i Pashtollisë” "gropa e Gjenerukës", e të tjera. Gjetjet më të hershme arkeologjike të zbuluara në Kryekuq datojnë në periudhën Qytetare Ilire dhe të Antikitetit të Vonë. Në veri të fshatit duke marrë si pikë referimi shkollën ruheshin rrënojat e një objekti për të cilin thuhet se ishte një kishë e vjetër themi një kishë sepse atë vend edhe sot ka ngelur toponimi "Ulliri i Kishës" çka ne ben te mendojme se behet fjale per një kishë. Zbulimi më i fundit i përket vitit 2012 ku gjate punimit te tokes plugu ndeshi ne nje varre antik. Objektet qe u zbuluan u dorëzuan në Muzeun Historik Lushnjë ku ruhen ende bëhet fjalë për dy maja heshte dy unaza dhe nje byzylyk ndërsa ne lidhje me varrin ai u gjet i dëmtuar plotësisht dhe nuk ishte e mundur të siguroheshin të tjera të dhëna rreth formës dhe menyres se ndërtimit. Lidhur me formimin e fshatit Kryekuq mendohet të jetë formuar në shek. XVI-XVII Për formimin e fshatit jepen tre gojëdhëna: Gojëdhëna e tregon se fshati u formua nga barinjtë që vinin për të kullotur bagëtinë në vende të përshtatshme, ku kishin afër mera në kodër dhe fushë për të plotësuar kërkesat ekonomike. Vendi ishte me klimë të ngrohtë nga afërsia e detit. Duke zbritur nga mali barinjtë me bagëtinë e tyre, një çetë kusarësh u dalin përpara për t’u vjedhur dhëntë dhe dhitë plleja. Në përpjekje me ta vranë kryetarin e bandës së hajdutëve. U kthyen me gjithë bagëti në kullotat në zonën fushore dhe zunë vend në një kreshtë kodre për të mos u kthyer më në male. Vendi ku u vendosën ishte një kreshtë kodre, ku drurët dhe bari thaheshin më herët dhe dheu ishte i kuq. Kjo përbërje e tokës së kësaj kreshte e digjte barin para kohe. Këtu bënë stanet për të mos prerë pyllin e bukur që kishin përreth. Kreu i barinjve dha urdhër të prerë që bagëtia të kulloste në fillim në pjesën e sipërme të kodrës duke vazhduar me radhë deri tek stanet. Kush e shkelte këtë rregull, u tërhiqte veshin duke thënë: “Mos e ço bagëtinë në fillim në pyll, se bari ruhet për të kullotur më vonë , por lere bagëtinë në kryet e kuqe, se ai thahet më përpara”. Meqë ky vend ishte më i përshtatshëm për banim ndërtuan shtëpitë e para. Zona e banuar, bashkë me stanet e bagëtive të vendosur në vendin e kryes së kuqe u quajt Kryekuq. (Sipas mësuesit Jani Nushit viti 1945) Gojëdhëna e dytë Thuhet qe këtë emër e mori nga një pjesë majë kodre, ku bimët nuk merrnin zhvillim dhe gjethet e tyre binin para kohe dhe kalbeshin duke krijuar ngjyrë të kuqe dhe kështu i ngeli emri krye të kuqe ku më vonë u vendosën shtëpitë e para. Thuhet se këtë emër e vendosën çobanët. Gojëdhëna e tretë: Thuhet se në mesjetë kalonte një rrugë e cila shtrihej mbi zonën e quajtur Gjenerukë. Këtu kalonin karvanë të shumta tregtare të cilët shkonin në portin e Durresit dhe prej aty shkonin në zonën e Çamërisë. Kur vinin në këtë vend ndalonin në “Krye të kuqe” sepse aty rritesh lloj peme me gjethe të kuqe. (gojëdhënë e treguar para shumë vitesh nga Mustafa Kacabumi). Fiset që e kanë banuar dhe e banojnë fshatin Kryekuq jane: “Shemuni”, “Pirra”, “Kaloshi”, “Sinani”, “Qorri”, “Ismaili”, “Mebelli”, “Kaja” (per kete fis thuhet se jane me te vjetrit te vendosur ne fshat te cilet edhe vete ata jane me origjine te larget nga Dibra) “Kacabumi” (per kete fis thuhet se banonin ne Gjeneruke) “Golemi” (per kete fis thuhet se jane me origjine te larget nga fshati Golem i Gjirokastres nje fshat i thelle malor qe ka te zhvilluar blegtorine), “Meçi” "Alla" (thuhet se jane me origjine nga fshati Golemi i Vogel apo Shegas), "Dervishi"(per fisin Dervishi thuhet se jane me origjine nga qyteti i Lushnjes), "Hoxha", "Toska", "Llapushi" "Biba", "Gavorri", "Lushka", "Kishta", "Vrapi", "Fero", " Çarçiu", "Gorica", "Karaj", "Gishtet", "Sulet", "Bezati", "Beget", , e te tjere. Më vonë u vendosën fise të tjera nga zona e Gramshit. Fshati ka këto lagjje si: “lagja e Shemunëve”, “lagja Meçallarëve”, “lagje e Kajëve”, “lagje e Golemëve”, “lagja e Poshtme”, “Lagja e Kacabumëve”, e të tjerë. Në hyrje të fshatit në një lartësi kodre relativisht të ulët, në territorin e një shtëpie, sipër lokalit të njohur “Nuz Kajës” ruhet një goricë e lartë. Për të cilën thuhet se poshtë saj ndodhet një vend i mirë ku njerëzit shkojnë edhe hedhin ndonjë lekë. Banorët e fshatit janë të shquar në histori për trimëri dhe njerëz shumë të zotë. Në Lëvizjen e Karatoprakut të vitit 1840 kundër sundimit osman, përmendet një trim nga ky fshat me emrin Sul Sinani krahu i djathtë i Abaz bej Lushnjës. Në këtë fshat vlen te theksohet ne nentor te vitit 1912 bujti
për pak orë atdhetati Ismail Qemali, i cili u shpjegoi vendasve rrugëtimin e tij dhe zotimet që ai kishte marrë. Ata e pritën me gjithë të mirat dhe u zotuan se do ta mbështesnin çdo kërkesë që do ju drejtohej.
Gjatë Luftës së Parë Botërore fshati është dëmtuar shumë nga ushtria austro-hungareze dhe më pas ajo italiane. Tregohet se në fshat ra sëmundja e koleres (gtipi spanjoll) e cila vrau gjysmën e popullsisë së fshatit Kryekuq. Mbështetur në statistikat e vitit 1938 të botuar në revistën “Hylli i Dritës” zbulojmë se fshati Kryekuq numëronte 256 banorë prej të cilëve 130 meshkuj dhe 126 femra. Për nga besimi 87 meshkuj dhe 91 femra i përkasin besimit myslimanë ndërsa 43 meshkuj dhe 35 femra i përkasin besimit ortodoksë. Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare banorët e fshatit Kryekuq kanë ndihmuar forcat partizane me ushqim strehim dhe veshmbathje. Në vitin 1949 fshati numëronte 249 banorë. Në vitin 1956, u përfshij në kooperativë bujqësore. Kooperativa Bujqesore mbante emrin "Kufitari". Fshati Kryekuq ka qenë qendër e Kooperativës së Bashkuar që përfshinte fshatrat Zharrnec dhe Kamenicë me një popullsi prej 1837 banorë. Drejtimi kryesorë ka qenë prodhimi i drithërave bimë industriale dhe vreshtari. Kryetari i pare i kesaj kooperative ka qene Shaban Malko nga Zharrneci. Në këtë kohë fshati Kryekuq kishte Muze. Shtëpi Kulture. Qendër shëndetësore. Njësi Tregtare e Komunale. Në fshat funksiononte shkolla 8-vjeçare e hapur më 1 shtator të vitit 1961. Kolektivizimi qëndroi deri në vitin 1990, kur me vendim të Plenumit të KQ të P. PSh-së, datë 17 prill 1990, fshatarëve u la e lirë të mbanin lopë, dele dhe u dha çdo familjeje 4 dynym tokë. Ndryshimet që ndodhen në fillim të viteve ’90 sollën largimin e një pjesë të banorëve. Sot fshati paraqitet më ndryshe rrugët janë të asfaltuara dhe me ndriçim zona është e pasur në ekonomi. Fshati frekuentohet më së shumti gjatë verë ku shumë njerëz shfrytëzojnë kalimin Klubi i Shoferit –Divjakë. Investimet e bëra së fundi e kthejnë atë në një vend me potencial turistikë. Në fshat është ndërtuar një xhami e cila është e veçantë nga pikëpamja arkitekturore. Në statistikat e vitit 2015 fshati Kryekuq numëron1368 të ndarë 312 familje Ju sugjerojmë ta vizitoni. Mikpritja dhe bujaria do ju befasojnë.!-- == Demografia == -->
Shih edhe
RedaktoKomuna Remas |
---|
Remas · Muçias · Karavasta · Karavasta e Re · Kamenicë · Kryekuq · Gur · Adriatik |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |