Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
(Përcjellë nga Kryqi i Kuq)
Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është një lëvizje humanitare ndërkombëtare me rreth 97 milionë vullnetarë, anëtarë dhe stafi në mbarë botën e cila u themelua për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njeriut, për të siguruar respekt për të gjithë qeniet njerëzore dhe për të parandaluar dhe lehtësuar vuajtjet e njerëzve.[1]. Selia e saj është në Gjenevë, Zvicër.
Megjithëse është një organizatë e madhe ndërkombëtare, ajo është drejtuar privatisht. Asnjë qeveri nuk kontrollon Kryqin e Kuq. Kryqi i Kuq ka një punë të veçantë, është i vetmi grup privat që i ka punët e tij të përcaktuara me ligj ndërkombëtar.
Tre gjëra që e përbëjnë këtë lëvizje:
- Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq u krijua më 1863 në Gjenevë. Puna e saj, sipas ligjit ndërkombëtar, është të mbrojë jetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës.
- Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe u themelua në vitin 1919. Kjo Federatë përpiqet të sigurojë që shoqëritë kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të punojnë së bashku dhe të organizojnë misionet e ndihmës në rast emergjencash në shkallë të gjerë. Sekretariati i Federatës Ndërkombëtare gjithashtu është i vendosur në Gjenevë, Zvicër.
- Ekziston një shoqëri e Kryqit të Kuq dhe Gjysëmhënës së Kuqe në pothuajse çdo vend në botë. Secili punon në vendin e vet, duke ndjekur idetë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe statutet e Lëvizjes ndërkombëtare. Nëse është e mundur, Shoqëritë Kombëtare mund të marrin përsipër detyra shtesë humanitare që nuk përcaktohen drejtpërdrejt nga ligji ndërkombëtar humanitar ose mandatet e Lëvizjes ndërkombëtare.
simbolet internacionale e Kryqit të Kuq
Referimet
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Webfaqja zyrtare Arkivuar 12 gusht 2007 tek Wayback Machine