Kukësi i ri (gazetë)
Gazeta "Kukësi i Ri", ishte organ i Komiteti të Partisë së Punës të rrethit Kukës. Gazeta nisi të botohej në shtator të vitit 1970 dhe u mbyll në verën e vitit 1992. Prej qershorit të vitit 1991 gazeta u botua e shkëputur nga influenca partiake. Ishte një gazetë javore në të cilën botoheshin raportet e punës së organizatave të Partisë së Punës, kronika mbi arritjet ekonomike, kronika mbi sportin, kulturën dhe shpesh edhe letërsi. Gazeta "Kukësi i Ri" shtypej në Kukës me një tirash prej 1.000 kopjesh. Deri në këtë kohë kjo ishte gazeta e vetme që botohej në Kukës. Mbyllja apo falimenti i isaj lidhet me ndryshimet e shpejta demokratike në vend dhe pluralizmin politik.