Kulla e Ngujimit ndërtuar në Theth, Dukagjin është tipike e kësaj zone. Një fortesë e ndërtuar në fund të fshatit dhe që përdorej nga i gjithë fshati. Ishte banesa e atyre familjeve që për arsye gjakmarrje detyroheshin të mbylleshin aty (gjithë meshkujt mbi moshën 14 vjeç). Vetëm gratë e shtëpisë ishin të lira të dilnin e të punonin pak tokë para kullës. Sot kulla është e vizitueshme dhe ndodhet në një zonë me vlera të medha turistike. Gjendet në jug të fshatit Theth dhe shumë pranë të lumit të Shalës. Kjo kulle eshte e ndertuar prej 388 vitesh, eshte e ndare ne 3 kate, ku 2 katet e siperme kane nje dysheme te vjeter druri.

Kula e Ngujimit në Theth nga Gjakmarrja

Referime

Redakto

[1][lidhje e vdekur]