Kulla e Televizionit Žižkov është një kullë transmetuese unike e ndërtuar në Pragë mes viteve 1985 dhe 1992. Ajo është projektuar nga arkitekti Václav Aulický dhe inxhinieri Jiří Kozák. Kulla ndodhet në majën e një kodre në lagjen e Žižkov-it, nga e cila mori emrin dhe është një shembull i arkitekturës së teknologjisë së lartë.

Struktura e kullës është e pazakontë, baza është një trekëndësh, qoshet e të cilit zgjaten në kolona prej çeliku, të mbushura me beton. Njëra nga tri shtyllat shtrihet më lartë se të tjerat, kjo siguron edhe lartësinë e nevojshme për disa antena, së bashku me raketën e strukturës dhe pamjen e kulmit. Në kohën e saj kjo ishte një teknologji e veçantë.

Kulla është 216 metra e lartë, lartësia e observatorit është 93 m, lartësia e dhomës së hotelit është 70 m, lartësia e restoranteve është 66 m, me një kapacitet prej 180 personash. Tre ashensorë bartin udhëtarët me një shpejtësi prej 4 m / s. Ndërtimi i kullës kushtoi 19 milionë dollarë. Ajo peshon 11,800 tonë dhe përdoret gjithashtu si një observator meteorologjik. Ajo është anëtare e Federatës Botërore të Kullave të Mëdha.

Skulpturat e David Černý - Në vitin 2000, dhjetë skulptura prej fibrave të qelqit nga artisti çek David Černý u bashkëngjitën në shtyllat e kullës. Ato u quajtën "Miminka" (Foshnjat), të cilat zvarriteshin lart e poshtë nëpër shtylla. Skulpturat u pëlqyen shumë dhe u bënë një instalim i përhershëm në vitin 2001. Këto skulptura u hoqën përkohësisht nga kulla në vjeshtën e vitit 2017 për pastrimin dhe kontrollet strukturore të tyre.

Restoranti "Oblaca" përmban kuzhinë ndërkombëtare dhe rajonale. Bari përgatit pijet e ndryshme të kualitetit të lartë. Që nga viti 2006, për të shënuar 125 vjetorin e përfshirjes së Žižkovit në qytet dhe 15 vjetorin e vendosjes së transmetuesit, ai ndriçohet me ngjyra të ndryshme çdo ditë.

Radiokomunikimi çek (České Radiokomunikace) - Pas kalimit në transmetimin dixhital televiziv dhe largimit të pajisjeve të vjetra të transmetimit analog, pronari vendosi të përdorë hapësirën e lirë për një qendër të re të të dhënave me kapacitet për 64 rafte.

Dhoma luksoze Edit - Më 13 shkurt 2013 një dhomë luksoze u shtua në kullë. Brenda dhomës është një shtrat i madh e një vaskë si dhe vendi prej nga mysafiri mund ta shohë pamjen e qytetit.