Kumbulla
Kumbulla prejardhjen e ka nga 'Prunus', që këtij lloji i takojnë edhe pjeshka, kajsia, nektarina, vishnjat dhe qershitë. 'Prunus' është një emër latin, përderisa besohet se prejardhjen e ka tej detit Kaspik. Kumbulla kultivohet në mbarë botën, ndërsa prodhuesit më të mëdhenj janë: Amerika, Kina, Rusia dhe Rumania. Ekzistojnë mbi 2000 lloje të kumbullave, madhësish, shijesh dhe ngjyrash të ndryshme, si: e kaltër, e gjelbër, e bardhë, e verdhë, e kuqe. Fryti i kumbullës përmban pak kalori (rreth 40), kështu që është shumë i përshtatshëm, si ushqim dietal, për pastrimin e organizmit, por përmban edhe shumë substanca të dobishme, si:Beta karotinë, fibra bimore, yndyra bimore, vitamina B, C, E, K, hekur, vaj eterik, kalium, kalcium, magnez, acide organike, karbohidrate, celulozë. Për ushqim duhet të përdoret kumbulla e freskët apo ajo e tharë. Përpos kumbullës së freskët, ju sugjerojmë edhe xhemin, marmelatën, pekmezin, komposton dhe lëngun nga kumbulla, ngase mund të përdoren gjatë gjithë vitit. Edhe kumbullat e thara mund të përdoren gjatë gjithë vitit. Kumbulla ndikon edhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme, si: aknet, anemia, astma, arteroskleroza, sëmundjet e dhëmbëve, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, bronkitisi, mbipesha, humbja e kujtesës, depresioni, diabeti, kolla, mundimit dhe vjelljes, disa lloje të kancerit (parandalimi dhe shërimi), nervozizmi, rënia e imunitetit, niveli i ngritur i kolesterolit, ftohja dhe gripi, stresi,kanalet urinare, probleme me nervat dhe tretjen, probleme me shtypjen e gjakut, probleme me metabolizmin, probleme me mëlçinë, kundër plakjes dhe infeksioneve të ndryshme, kundër herpesit, lodhjes kronike, celulitit. Kumbullat janë ndër frutat më të shëndetshme. Ato përmbajnë një sasi të madhe uji dhe vitaminash. Mes këtyre të fundit mund të përmendim vitaminën A, B1, B2 dhe C. Por kumbullat njihen gjerësisht edhe për efektin e tyre laksativ. Ato kryejnë një aktivitet rregullues në stomak, duke ndihmuar në tretje dhe duke lehtësuar jashtëqitjen. Kumbullat përmbajnë një sërë elementësh të rëndësishëm për organizmin si: potasium, kalcium, fosfor dhe magnez. Acidet organike që gjenden në përbërje të kumbullave mund të jenë shumë efektive sidomos për personat që konsumojnë shumë ushqime me bazë proteinash. Kumbullat kanë në përbërje polifenole dhe flavonoide, të cilat kryejnë një veprim antioksidant, duke luftuar plakjen. Efektet pozitive të kumbullave janë të shumta, por për shkak të sasisë së madhe të sheqerit që kanë në përbërje, këshillohet të bëjnë kujdes me sasinë personat që vuajnë nga diabeti apo ata që mbajnë dietë