Kumbulla Tropojane
Kumbulla Tropojane
Kultivarë me pjekje te vone.
Pema ka rritje te fuqishme, forma e kurorës piramidale me kate, në disa raste paraqet periodicitet, është vetpllenuese, pëlqen pllenim te kryqëzuar, gjen kushte në zonat me klime te freskët, por shkon mire edhe në zonat me klime te ngrohte. Gjethja ka madhësi mesatare, forme vezake dhe e zgjatur. Lulja ka madhësi mesatare, fruit ka madhësi mesatare, forma eliptike e rrumbullakosur në pjesën e majës. Bishti i frutit mesatar. Lëkura është mesatarisht e trashe e lëmuar, me ngjyre blu, mbi lëkure gjendet një shtrese dyllore me ngjyrosje blu. Tuli është i verdhe, konsistenca kompakte, në pjekje zbutet deri në një far mase. Shija e ëmbël e shishme, aromatike, bërthama ndahet plotësisht nga tuli. Piqet në pjesën e trete te muajit gusht e deri në shtator. I përshtatshëm për përpunim industrial si dhe për konsum te freskët. Paraqet qëndrueshmëri te mire në vjelje dhe në transport. Është e përhapur në zonën e Tropojës, Hasit, Kukësit, Dibrës, Shkodrës, Tiranes etj. Meriton përhapje.