Kupa Shqiptare e Futsal është evenimenti i dytë nga rëndësia e Mini-futbollit në Shqipëri pas Ligës. U themelua në dhjetor të vitit 2011 kur u luajt për herë të parë me pjesëmarrjen e 8 ekipeve më të mira sezonale. Klubi KS Ali Demi janë fitues të kupës së parë, pasi mundën në finale 5 herë kampionët e Shqipërisë Tiranën me penallti 4-3, duke qenë se koha e rregullt dhe shtesat mbaruan në barazim 2-2. Finalja u luajt në 24 dhjetor, 2011 në Pallatin e Sportit Asllan RusiTiranë[1]. Futsal Klub Tirana janë fitues të kupës së dytë në vitin 2012.

Ky eveniment vazhdoi të luhet deri në vitin 2016 dhe pas një ndërprerje 7 vjeçare u rikthye sërish në 2023 e 2024, me sezonin e 6të dhe 7të. Edicionin e fundit Flamurtari Vlorë fitoi trofeun për herë të parë, duke mundur në finale Partizani Futsal 9-7. Finalja u luajt në 18 Shkurt, 2024 në Kompleksin "Goga" në Durrës.

KS Ali Demi janë klubi më i suksesshëm me 4 trofe të fituar.

Fituesit

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Sport Ekspres page 12" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 31 janar 2012. Marrë më 27 shkurt 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Albanian Sport". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 25 maj 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Newsport.al
  4. ^ Sportekspres.com

Lidhje të Jashtme

Redakto

Stampa:Futsal në Shqipëri