Kur flasim për politikën
Kur flasim për politikën Autori: Gëzim Tushi. Botuesi: Toena. Faqet e librit 528.
Ky libër merret më shumë me politikën korrente të ditës, me zhvillimet e politikës shqiptare të ditëve tona. Procesi politik, dialektika e marrëdhënieve pozitë-opozitë, konfliktualiteti tradicional, si dhe zhvillimet e brendshme të politikës janë të përfshira në kapitujt e librit. "Kur flasim për politikën" jep një materie të gjerë të zhvillimeve të politikës sonë, sepse autori bën analiza të gjëra të ngjarjeve politike dhe të veçorive të funksionimit të sistemit tonë politik.
Struktura e lëndës së librit të mundëson të krijosh një pamje të gjerë për disa komponentë të zhvillimit të politikës shqiptare, duke filluar që nga veçoritë e kulturës politike, mënyra e sjelljes dhe e komunikimit politik, marrëdhëniet ekscentrike tradicionale midis pozitës dhe opozitës, të cilat autori duke i analizuar rast pas rasti, krijon tek lexuesi tablonë e qartë dhe tipike të politikës që zhvillohet në Shqipëri.