Kur vriteshin poetët
Dokumentari “Kur vriteshin poetët” u kushtohet poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi me banim në zonën e Bërzeshtës, Librazhd, të cilët u pushkatuan nga diktatura më 17 korrik 1977. Ata u akuzuan për veprimtari armiqësore ndaj popullit shqiptar, vetëm sepse kishin shkruar poezi që reflektonin ndjeshmërinë e tyre artistike ndaj realitetit të asaj kohe. Rrëfimi kronologjik i kësaj ngjarje tragjike vjen përmes dëshmive të njerëzve që kanë jetuar në atë kohë, si dhe përmes inskenimit të ekzekutimit të tyre.
Regjisori dhe ekipi
Redakto- Regjia: Namik Ajazi
- Skenari: Sadik Bejko, Namik Ajazi
- Fotografia: Bledar Mandia
- Montazhi: Andon Beqari
- Lexoi Tekstin: Alfred Trebicka
- Zëri: Kristaq Kristo
- Producent: Namik Ajazi
- Prodhuar nga: MEDIAVISION-Al
- Financuar nga: Qendra Kombëtare e Kinematografisë/ANCC
Referime
Redakto- ^ Katalog festivali i 13-të i Filmit Shqiptar (2012) nga Qendra Kombëtare e Filmit
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 20 mars 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)