Kurrizoret gjak nxehtë
Përmbajtja [fshih] 1 Veçoritë e përgjithshme 2 Origjina e shpendëve 3 Përhapja 4 Anatomia e jashtme 4.1 Koka 4.2 Puplat 4.3 Sqepi 5 Shumimi i shpendëve 6 Çerdhja 7 Rëndësia e shpendëve 8 Kujdesi për shpendët 9 Referimet Veçoritë e përgjithshme[redakto | redakto tekstin burimor] Shpendët janë kurrizorë që kanë aftësi për të fluturuar. Trupin e kanë të mbuluar me pupla, gjymtyrët e përparme të tyre janë krahët, krahët janë shndërruar në gjymtyrë për fluturim. Shpendët edhe mund të fluturojnë edhe mund të ecin si shtazët e tjera. Ecjen e bëjnë me gjymtyrët e prapme. Shpendët nuk kanë dhëmbë, por e kanë sqepin që gjendet në koken e tyre, lekurën e kanë të thatë pa gjendrra me përjashtim të gjendrrës bishtore, kanë temperaturë konstante të trupit, temperaturë kjo që në shumicën e rastëve është më e lartë se e ambientit jetësor. Te shpezët është mjaft i zhvilluar kujdesi për pasardhës. Prindërit ndërtojnë çerdhe, qendrojnë mbi vezë dhe kujdesen për ushqimin e pasardhësve. Motivi kryesor që më ka nxitur t’i merrem këtij punimi është njohja dhe rëndësia më e hollësishme e kurrizorëve që fluturojnë-shpendëve. Mendoj se zgjedhja e kësaj teme është e drejtë nga fakti që do të përfitojmë njohuri të reja dhe do të zgjerojmë horizontin tonë të dijës lidhur me kurrizorët që fluturojnë-Shpendët
Origjina e shpendëve[redakto | redakto tekstin burimor]
Origjina shpendeve Shpendët kanë evoluar para më shumë se 150 milion vjetësh. Evolutivisht shpendët rrjedhin prej zvarranikëve. Për këtë flasin shumë argumente të paleontologjisë dhe anatomisë krahasuese. Bie fjala lekura është e thatë pa gjendrra si të zvarranikët, fshikëza e urinës nuk egziston te shpendët, e kjo dukuri haset edhe te shumë zvarranikë, luspat në këmbë, kloaka, vetë i kanë të ngjashme të cilat janë telolecite, të ngarkuara më shumë të verdhë të vesë. Për shkak të ngjashmerisë së madhe anatomike në mes të shpendëve dhe zvarranikëve, Haksli i ka quajtur këto dy grupe me një emër të përbashkët sauropsida, dhe ai emër ngandonjëherë përdoret edhe sot.Shpendët më të vjetra fosile janë gjetur në Gjermani në territorin e Bavarisë, në vitin 1861, i përshkruar me emrin Arheopterix (shpendi i parë), i cili ruhet në Londër. Në vitin 1877 është gjetur poashtu në Bavari por në një vend tjetër, një skelet i ruajtur edhe më mirë i shpezëve të vjetra i njohur me emrin Arheornis, i cili ruhet në Berlin. Këto shpesë kanë qenë me madhësi të sorrës së larme, e të rënda ishin deri në 200 gramë, kokën e kishin të zhvilluar por zgavrën e kafkës të vogël, kurse nofullat i kishin të gjata dhe të dhembëzuara, koka e tyre ishte shumë e ngjashme me kokën e zvarranikëve të atëhershëm. Arheopteriksi për nga ndërtimi ka qenë gati krejtësishtë i njejtë me zvarranikë, përveç që ka pasur pendla dhe gjymtyrët e përparme të transformuara në krah.
Përhapja[redakto | redakto tekstin burimor] Shpendët banojnë pothuajse në tërë rruzullin tokësor. I hasim në çdo vend rreth nesh, shpesh nuk i shohim po i dëgjojmë: në pyje, livadhe, vendbanime të njeriut, pran lumenjeve, liqeneve, deteve etj., pra popullojnë të gjitha viset nga polet deri te shkretëtirat. Disa shpendë kanë aftësi të bëjnë fluturime me distance të mëdha me mijëra kilometra. Në mesin e tyre ka vrapues, zhytës, notues, forma kacavjerrëse, por edhe që ecin si shtazet e tjera tokësore.
Anatomia e jashtme[redakto | redakto tekstin burimor] Trupi i shpendëve përbëhet nga këto pjesë: koka, trungu, dhe gjymtyrët(bishti u është stërkequr)
Koka[redakto | redakto tekstin burimor] Është e lidhur me qafën mjaft të gjatë, pastaj që lidhet me trupin e mbuluar me pupla. Në kokë gjenden edhe sytë të cilët janë çift dhe kan rol kryesor në jetën e shpendëve.Ne koke ka veshet 2 sy sqepin shishen e nuhatjes
Puplat[redakto | redakto tekstin burimor] Dallojmë 3 lloj puplash: puplat e mëdha,mbulesat, dhe puplat pushi. Sqepi[redakto | redakto tekstin burimor]
sqepi Është i përbërë nga dy nofulla të zgjatura të veshura me lëndë brinore. Te llojet e ndryshme të shpendëve ndryshon. Disa kan sqepin e gjatë, të tjerët të shkurtër, disa të drejtë, disa të lakuar, disa sqep të gjerë, disa me maje të theksuar. Forma e sqepit plotësishtë i përgjigjet menyrës së të ushqyerit të shpendëve. Disa shpend sqepin mund ta kenë më të madhë se trupin(Kolibri që ushqehet me nektarin e luleve e ka sqipin 4 herë më të gjatë se trupin).
Shumimi i shpendëve[redakto | redakto tekstin burimor]
Shumimi Te shpendet sekset janë të ndara, kurse vezet pllenohen në brendësi të organve femrore. Pas pllenimit veza formohet plotësisht, dhe zakonisht femra i bënë vezet ne fole. Për zhvillimin e mëtejshëm të vezës nevojitet nxehtësi, ku shpendi qendron mbi vezë duke i ngrohur me nxehtësinë e trupit të vetë. Një çiftëzim është i mjaftueshëm për të pllenuar shumë vezë. Veza e sapo pllenuar përmban të verdhën e vezës, ku ndodhet embrioni.E verdha e vezës është e pasurë me lëndë ushqyese që janë të domosdoshme për ushqimin e embrionit. E verdha e vezës së bashku me embrionin rrethohen nga e bardha e vezës e cila është shumë e pasur me albumina. Nga jashtë veza mbështillet nga një levozhgë gëlqerore me ngjyrë të bardhë ose me nuance të tjera. Në levozhgë gjenden poret e vogla nëpër të cilat bëhet shkëmbimi i gazrave.
Çerdhja[redakto | redakto tekstin burimor] Disa shpendë vezët i bëjnë në tokë, kurse një numër i tyre ndërtojnë fole. Rëndom para se t’i ndërtojnë folet meshkujt e shpendëve duhet të gjejnë partnerin për t’u çiftëzuar. Këtë dukuri më së miri e shohim në pranverë kur meshkujtë janë aktiv dhe vashdimishtë cicerojnë. Pas çiftëzimit shpendët fillojnë ndertimin e foleve ku secili lloj i shpendit ka menyrën e veçant të ndertimit të folesë. Tash shpeza femer i vendos vezët, vezët e vendosura ne fole kanë nevojë për ngrohje për një periudhë të caktur kohore e cila quhet inkubacion. Inkubacioni zgjat psh. Te pellumbi dy javë, te pula tri javë,te rosa katër javë. Foleja zakonishtë ndërtohet në një vend i cili është pak i dukshëm për të mos tërhequr vemendjen e grabitçarëve. Te disa lloje shpendësh ngrojhen e vezëve e bënë vetëm shpendi femër, kurse te disa të tjera atë e bëjnë të dy prindërit.Kur qelin vezet, zogjtë disa shpendëve trupin e kanë me pupla dhe menjëher vrapojnë pas mëmës duke kërkuar ushqim. Zogjtë e disa shpendëve të tjerë janë të paaftë të levizin dhe të kërkojnë ushqim, ngase trupin e kanë pa pupla dhe në këto raste prindërit i ushqejnë dhe kujdesen për ta, derisa ata të aftësohen për vrapim apo për fluturim.
Rëndësia e shpendëve[redakto | redakto tekstin burimor] Si shtazët e tjera edhe shpendët kanë rëndësi të madhe në natyrë. Për deget e ndryshme të ekonomë, sikurse janë lavertaria, pylltaria, pemtaria, shpestë kanë vlerë tepër të madhe.Ato zhdukin insektet e dëmshme, larva e tyre dhe vezet, e në këtë menyrë e paksojnë numrin e insekteve që janë shumë të rrezikshme për kopshtie, pemishte, toka të punuara, dhe vende të tjera. Shumë shpend grabitqarë ushqehen me kufoma shtazore me ç’rast e pastrojnë natyrën prej mbeturinave që janë burim i infektimeve. Pastaj shpendët që ushqehen me frute luajnë rol të madh në natyrë duke bërë të mundur përhapjen e farave të bimëve. Për njeriun shpendët kanë rëndësi të veçant,veçmas kur dihet përdorimi i vezëve, i mishit si lëndë ushqyese. Shum shpendë njeriu i mbanë për nevoja të ndryshme(pulat,patat,bibat). Duke pasur parasyshë rëndësinë e shpendëve si artikull ushqimor janë krijuar ekonomi për kultivimin e tyre. Pra shpestë duhet kultivuar dhe mbrojtur, sepse ato nuk janë vetëm burim i mirëqenjës ekonomike, por janë edhe pjesë e pazëvendësuar e bukurive natyrore. Përveç dobisë së madhe, shpendët janë edhe të dëmshëm. Disa prej tyre i hanë vezët në çerdhe, por edhe të vegjlit e shpendëve shtepiake. Ushqehen me fruta të ndryshme, andaj i sjellin dëme të konsiderueshme pemtarisë.
Kujdesi për shpendët[redakto | redakto tekstin burimor] Duke ditur rëndësinë e shpendëve atëher kujdesi për këtë grup shtazor duhet të jetë permanent. Faktori njeri është ai i cili mund të kujdeset që shpendët të mos i rrezikojmë nga gjuetia e panevojshme, prerja e drunjeve, reduktimi i ambienteve ujore, moskujdesi gjatë dimrit të ftohtë. Në këtë stinë të ftohtë duhet që njerëzit që janë dashmirë të shpendëve që të ushqejnë në mënyra të ndryshme. Një kujdes të veçant për shpendët po e jep OJQ FINCH nga Prizreni. FINCH është organizatë për mbrojtjen e zogjëve dhe natyrës në vendin tonë. Kjo OJQ në mënyrë përmanente organizon aktivitete të ndryshme për mbrojtjen dhe kujdesin e shpendëve anëkënd vendit. Organizon vrojtime të shpendëve në natyrë për të treguar se edhe shpendët kanë rendësinë e tyre. Posaçërishtë duhet përmendur edhe perpilimin e listës së zogjëve të natyrës në vendin tone. Po i paraçesim disa prej tyre:
Referimet[redakto | redakto tekstin burimor] [1] [2]
^ http://forumi.shqiperia.com/threads/shpendet.11573}[lidhje e vdekur] Kurrizorët që fluturojnë-Shpendët ^ http://www.slideshare.net/RamadanLohaj/shpendet-dhe-gjitaret}[lidhje e vdekur] Shpendët Kategoritë: Faqe të palidhuraBiologjiBio-cung Menuja e navigimit Krijo llogariHyniArtikulliDiskutimetLexoRedaktoRedakto tekstin burimorShiko historikun
Faqja kryesore Portale tematike Ngjarjet e tanishme Ndryshimet e fundit Artikull i rastit Ndihmësi Dhuroni Printo/eksporto Krijo një libër Shkarkoje si PDF Version shtypi Mjete Lidhjet këtu Ndryshime të ndërvarura Ngarkoni skeda Faqet speciale Lidhja e përhershme Page information Wikidata item Cito artikullin Languages Edit links Kjo faqe është ndryshuar për herë te fundit më 29 prill 2014, në orën 00:11. edhe zvarraniket bejne pjesë te kurrizoret gjak nxehte