Kurthet e shtetit - komb
"Kurthet e shtetit - komb" libër me Autor: Rexhep Meidani. Kryeçështje e kësaj vepre është shteti-komb. Dhe, kjo kryeçështje këtu trajtohet në raport me çështjet planetare të globalizmit dhe të sovranitetit shtetëror të ndryshuar, tani të quajtur ndërvarësi. Ata që globalizmit i shohin vetëm të mirat apo vetëm të këqijat këtu do t’i gjejnë të shpjeguara bindshëm edhe të parat edhe të dytat. Pas leximit të saj, do të mund të çlirohen nga iluzionet, natyrisht në qoftë se duan, si ata që sovranitetin shtetëror e shikojnë edhe më tej si përbërësin e përjetshëm të qenies së shtetit-komb, ashtu edhe ata që sovranitetin shtetëror e shohin të tjetërsuar pa keqardhje.