Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara

Ligji I Lartë i SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
(Përcjellë nga Kushtetuta e SHBA-ve)

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara është ligji sipëror ose akti më i lartë juridik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në maj të vitit 1787 përfaqësues nga të gjitha shtetet u mblodhen në Filadelfia, në Konventën Kushtetuese në drejtimin e Uashingtonit. Pas 4 muajsh debatesh u hartua kushetuta. Kushtetuta fillimisht përbëhej nga 7 nene. 3 Nenet e para ngërthejnë doktrinën e ndarjes së pushteteve, sipas së cilës qeveria federale ndahet në 3 degë: ligjvënësi, i përmbajtur prej Kongresit dydhomësh të Shteteve të Bashkuara; ekzekutivi, i përmbajtur nga Kryetari i Shteteve të Bashkuara; dhe gjyqësori, i përmbajtur nga Gjykata e Lartë dhe gjykatat federale. Nenet 5 dhe 6 vendosin doktrinën e federalizmit, duke përshkruar marrëdhëniet ndërmjet shteteve të veçanta dhe ndërmjet shteteve dhe qeverisë federale. Neni i 5-të përcakton ecurinë për ndryshimin e Kushtetutës. Neni i 7-të përcakton ecurinë për miratimin e Kushtetutës. Kushtetuta u vendos më 17 shtator 1787 nga Kuvendi Kushtetutës në Filadelfia, Pensilvani, dhe u miratua nga kuvendet në njëmbëdhjetë shtete. Hyri në fuqi më 4 mars 1789. Kur u vendos si ligj, Kushtetuta është ndryshuar 27 herë. Dhjetë ndryshimet e para (bashkë me dy të tjera që s'qenë miratuar në atë kohë) i paraqiti Kongresi më 25 shtator 1789 dhe u miratuan me 3/4-tat e shteteve të nevojshme më 15 dhjetor 1791. Këto 10 ndryshime të para njihen si Karta e të Drejtave.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara, faqja 1.

Kushtetuta interpretohet, plotësohet dhe zbatohet përmes një korpusi të gjatë të ligjeve kushtetuese. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara qe e para kushtetutë e llojit të vet dhe ka ndikuar kushtetutat e shumë vendeve tjera nëpër botë.

Shiko edhe Redakto

Referimet Redakto