Kutitë jopaluese
Kutitë jopaluese zakonisht prodhohen nga materiali i cili i jep kutisë formë të përhershme si që është kartuçi i trashë apo lepenka. Ato formësohen me anën e ngjitjes me ngjitës. Për ta përmirësuar pamjen dhe vetitë të tjera grafike kutit jopaluese mund të vishen edhe me materiale si që është letra, pëlhura, materialet sintetike, lëkura etj. Nëse kutia është për paketim të elementeve me vlerë kutia vishet edhe nga ana e brendshme në të cilën mund të bëhen edhe mure ndarëse. Në kutia jopaluese paketohen gjësendet me vlerë të arit, medaljet, mallrat kozmetike etj. Të gjitha këto kërkojnë konstruksion të veçanet dhe karakteristik të kutisë jopaluese.