Kuvendi i Drenicës është mbajtur më 20 nëntor 1944, në Polac të Drenicës.

Kuvendin e hapi delegati më i vjetër në at Kuvend, Shaban Polluzha. Me propozimin e Shaban Polluzhës, Kuvendi zgjodhi kryesinë e punës, të përbërë prej: Shaban Polluzhës, Miftar Bajraktarit dhe Halil Haxhisë. Për procesmbajtës u caktua Bislim Xani dhe Hajdin Haxhia, ndërkaq, verifikues të procesit Hetem Shaban dhe Azen Hajdini-Xani. Punët e Kuvendit, me pëlqimin unanim të pjesëmarrëseve, i udhëhoqi Shaban Polluzha.[1][2]

Në Kuvendin Institucional të Drenicës, i cili u mbajt në Polac, morë pjesë 200 delegat nga shumë vise të Kosovës.

Vendimet e Kuvendi të Drenicës

Redakto
  1. Formohet Brigada e Drenicës, si Lëvizje politike, ushtarake, antifashiste, demokratike, shqiptare, për çlirim dhe bashkim kombëtar, si bërthamë e Lëvizjes kombëtare për mbrojtjen e pavarësisë së plotë, lirisë dhe integritetit të shtetit shqiptar.
  2. Komandant i brigadës së Drenicës emërohet Shaban Polluzha.
  3. Me anë të një proklamate të informohet opinioni i gjerë shqiptar për formimin e Brigadës së Drenicës.
  4. Të informohet opinioni i gjerë shqiptar dhe ai ndërkombëtar për karakterin e luftës, prej të cilit kërkohet mbështetje materiale dhe morale.

etj.

Proklamatë e Kuvendit të Drenicës

Redakto

Përveç vendimeve të mësiperme, Kuvendi nxori edhe një proklamatë, me qëllim të informimit të opinionit të gjerë.[3]

I. Informohet opinioni i gjerë shqiptar se në Drenicë, gjegjësisht në Kosovë është formuar Brigada e Drenicës, si Lëvizje politike, ushtarake, antifashiste, demokratike shqiptare, për mbrojtjen e pavarësisë së plotë, lirisë dhe kufijve etnik të shtetit shqiptar, e cila , në koordinim me forcat tjera progresive në Shqipëri , në Kosovë dhe në viset tjera etnike shqiptare, do të luftojnë për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të vendit. Lëvizje që me forcë do ti kundërvihet politikës dhe forcës okupuese të Jugosllavisë komuniste të Titos.

II. Komandant i Brigadës, gjegjësisht i Lëvizjes është emëruar tribuni kombëtar, Shaban Polluzha, nga Polluzha.

III. Brigada e Drenicës, gjegjësisht Lëvizja, e bënë mobilizimin e luftarve dhe atë:
a) Të femrave , prej moshës 20-55 vjeç dhe,
b) Të meshkujve, prej moshës 16-65 vjeç.


IV. Për mobilizim mund të paraqiten të gjithë shtetasit shqiptar, pa marrë parasysh s e ku kanë qenë të mobilizuar më parë dhe çfarë përcaktimi fetar e ideologjik kanë.

Kuvendi i Drenicës u bënë apel të gjithë shqiptarëve:
a) Për mobilizim të paraqitën me tërë armatimin q posedojnë,
b) I gjithë armatimi që gjendet në duart e tuaja ti epet ne dispozicion Shtabit të Brigadës, para s grumbullimin e tyre ta bëjë me forcë pushteti dhe forcat okupuese jugosllave.
c) Ti ofrohet mbështetje materiale dhe morale Lëvizjes së porsaformuar.

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2015. Marrë më 19 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2017. Marrë më 19 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ A. Hajdini-Xani, Shaban Polluzha, Rilindja , 2001 Prishtinë, faqe 70