Kuvendi i Gjirokastrës
Kuvendi i Gjirokastrës (23 korrik 1880) ishte një nga kuvendet kombëtare më të rëndësishëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Çështja themelore që trajtoi ishte autonomia e Shqipërisë, koha e shpalljes dhe mënyra e arritjes së saj. Kuvendi vendosi që, koha më e përshtatshme për të shpallur autonominë e Shqipërisë do të ishte çasti kur Perandoria Osmane të pranonte pushtimin e trojeve shqiptare nga ushtritë greke e malazeze. Në këtë rast Lidhja Shqiptare e Prizrenit do ta shpallte veten qeveri të përkohshme. Qeveria e përkohshme do të merrte të gjitha masat për t’i dhënë fund sundimit osman në Shqipëri.