Kuvendi i Kuriatit
Kuvendi i Kuriatit ishte kuvendi paresor qe ndryshoi ne forme gjate Mbreterise Romake derisa u krijua Kuvendi i Centurioneve nga Servius Tullius. Gjate ketyre dekadave te para, popullsia e Romes ishte e ndare ne tridhjete njesi, te quajtur Kuria. Kuriat ishin etnike dhe keshtu ishin te organizuar ne bazen e familjes se hershme romake, ose me specifikisht ne bazen e tridhjete klaneve origjinale patriarke (aristokrate). Kuriat krijuan nje kuvend per qellime ligjvenese, zgjedhore dhe gjyqesore. Kuvendi i Kuriatit miratonte ligje, zgjidhte Konsuj (magjistratet e vetem te zgjedhur te kohes) dhe gjykonte rastet gjyqesore. Konsujt gjithmone kryesonin mbi kuvendin. Plebenjte lejoheshin te merrnin pjese ne kuvend, por vetem patriarket (aristokratet romake) mund te votonin.