Kuvendi te Gurra e Mazhicës
Kuvendi te Gurra e Mazhicës ( pranverë, 1910)
Për herë të parë dy Dibrat u mblodhën në Kuvend së bashku më 1910 te Guri i Mazhicës. Madje, këtë kuvend e drejtoi një përfaqësues i Dibrës së Poshtme, Isuf bej Karahasani nga Brezhdani. Pjesëmarrës të tjerë të parisë së Maleve ishin: Zenel Hoxha nga Gjurrasi; Mersim Dema nga Homeshi, Zenel Kraja nga Gjorica; Sheh Hajredini nga Zerqani, Myftar Murrja nga Luznia; Tahir Bazi e Kurt Hoxha nga Muhurri; Llan Kaloshi, Selman Alia, Mud Lusha dhe Selim Noka nga Çidhna, Avdi Ndreu dhe Shaban Kaca nga Dardha; Baftjar Doda, sheh Abazi dhe Hysen Shabani nga Reçi, etj. Krerë të Fushës në Kuvend ishin: sheh Abazi i Dohoshishtit, sheh Hasani i Tominit, Rustem Bardulla i Peshkopisë dhe Tahir Tafa i Sohodollit. Në këtë kuvend u diskutua për situatën në të cilën ndodhej Dibra dhe u vendos për vazhdimin e kryengritjes së armatosur kundër osmanëve.