Lëvizja e Shenjtorëve të Ditëve te Mëvonshme
Lëvizja e Shenjtoreve të Ditëve të Mëvonshme (e njohur gjithashtu si Lëvizja SHDM ose Lëvizja SHDM e rivendosur) është një grup kishash te pavarura që kane rrjedhur nga një lëvizja e krishterë e drejtuar nga Jozef Smith në 1820. Se bashku, këto kisha kane 14 milionë anëtare. Pjesa me e madhe e tyre janë Mormone që i përkasin Kishës se Jezu Krishtit te Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe teologjia e tyre është mormonizem. Një minoritet i aderentëve, si p.sh. anëtaret e Komunitetit te Krishtit, besojnë në teologjinë tradicionale protestante dhe janë larguar nga doktrinat e mormonizmit. Shkëputje te tjera janë Kisha e mbetur e Jezu Krishtit e Shenjtoreve te Ditëve te Mëvonshme te cilët mbështesin drejtimin nga pasardhës te drejtpërdrejte te Jozef Smithit, dhe Kisha Fundamentaliste e Jezu Krishtit te Shenjtoreve te Ditëve te Mëvonshme, te cilët mbrojnë praktiken e poligamisë. Ndërkohe, këto shkëputje nuk kane lidhje me Kishen e Jezu Krishtit te Shenjtoreve të Ditëve të Mëvonshme.