Historia

Redakto

Me anë të zhvillimeve në Afrikën e sotme, shndërrimi i sundimeve të vjetra kolonizuese në shtete të pavarura, me vete solli ndryshime të shumta edhe në aspektin fetar. Aktivitetet misionerike perëndimore, që kanë filluar në shek. XVI., janë bartur edhe në Afrikë dhe kështu janë mugulluar fraksione të ndryshme krishtere. Në këtë rajon ekziston edhe feja islame, e cila më herët është përhapur me anë të tregtarëve. Sot shihet se, krahas ringjalljes së mbeturinave primitive fetare afrikane parakrishtere, janë futur në lëvizje edhe ndjenjat politike-nacionale dhe reagimet kundër kolonizimit. Gjatë kësaj kohe në fiset dhe shoqëritë afrikane shihet edhe lëvizja “Mesia i zi”, si themelues i fesë dhe bartës i shpalljes. Shumica e fraksioneve të reja janë formuar me shkatërrimin e komuniteteve misionerike të të bardhëve. Sa janë afër kolonializuesit dhe kishat misionerike aq janë të forta edhe ndjenjat ndarëse mes tyre. Shkëputjet e para fraksionale kanë filluar më 1872, në kishën misionerike në Paris. Këtu rol të madh kanë luajtur ndjenjat racore.

Kisha Baptiste Nazareth

Redakto

Nazareth Baptist Church (Kisha Baptiste Nazareth), që është themeluar nga Isaiah Shembe më 1911, është një nga fraksionet më me ndikim në Afrikë. Shembe është anëtar i familjes Natal të fisit Zulu, kurse këtë fraksion e themeloi në Oranzhe-rajon i pavarur më 1870. Shembe as ka shkuar në shkollë e as ka ditur të flasë anglisht. Më vonë kur oqeanit veproi si shërues i sëmundjeve dhe si nxjerrës i xhinnëve.484 Shembe, qysh si fëmijë dëgjonte zëra nga bota e fshehtë. Gjatë një furtune nëpërmjet vetëtimës i kanë ardhur predikime (fjalë të shpallura). Atij i thuhej “lëre pamoralësinë”! Kurse më vonë filloi që nëpërmjet vetëtimës të shohë vizione. Ai në tokë pa një njeri të shtrirë ose një grumbull engjëjsh. E pa trupin e tij duke u shkatërruar dhe duke folur. Në vizionin e tij fjala “lëre pamoralësinë” i dedikohej vetë atij. Ai filloi shërimin e të sëmurëve me fjalën “Jehovai më shpalli se shërimi nuk bëhet me barna, por, me fjalë”. Isaiah Shembe ligjëroi, i shëroi të sëmurët, i largoi xhinnët. Komuniteti i tij në vend të ditës së diel, të shenjtë e llogaritë të shtunën. Shembe, krahas aftësive shpirtërore, kishte aftësi për organizim, për poezi dhe për muzikë. Ka kompozuar mbi dyqind vjersha. Këto ishin shprehja e doktrinës dhe e dërgueshmërisë në gjuhën zulu. Ai nuk i ka dhënë vetes pasuri, por vazhdoi të jetojë në një kasollë të thjeshtë, si në të kaluarën. Pas Shembes, sipas porosisë së tij, udhëheqës i komunitetit u bë djali i dytë Johannes Galilee Shembe, i lindur më 1904. Johannes u bë një mësues me edukim të mirë dhe me studime universitare dhe kështu u punësua në një lice. Ai, duke u inspiruar prej shkrimeve të babait e vazhdoi detyrën e të atit. Afrikanët pasi nuk gjetën atë që pritnin nga Mesia i bardhë, u kthyen nga Mesia i zi. Në jetën e përditshme të tij, njerëzit kanë parë rrugën e shpëtimit. Sipas komunitetit Nazareth, Shembe ishte Mesia i pritur. Çelësat e qiellit ishin tek ai. Ai ishte çelësi dhe pronari i derës së shpëtimit. Ai bashkë me besimtarët e sinqertë duhej ta hapte atë derë.

Kisha Jezu Krishti

Redakto

Sipas kishës së Jezu Krishtit, e cila është formuar nga Simon Kimbangu më 1921, profeti Kimbangu pas 30 vjetëve në burg ka vdekur më 1951. Besohet se ai është ringjallur dhe qëndron pranë Zotit. Ai vazhdon të jetojë në shpirtërat e besimtarëve, kurse në të ardhmen do të vijë me trup.487 Mesiat afrikanë krahas profetizmit dhe misionit fetar, kanë bërë edhe shërime. Sidomos, besohet se ata i kanë nxjerrur edhe xhinnët prej trupit të njerëzve. Ata e kanë ndaluar gjithashtu edhe përdorimin e barnave të të bardhëve dhe shërimin nga mjekë të racës së bardhë. Kjo ishte edhe njëri prej kushteve për pranim në komunitetin e Isaiah Shembesë. Komuniteti Nazareth, vaksinimin nuk e ka llogaritur si ilaç, përdorimin e saj e kanë filluar pas vitit 1944. Në ceremoninë e shërimit rol të rëndësishëm luajnë ujërat e burimeve dhe banjot. Në traditën zulu ëndërra dhe vizioni llogariten shpallje, gjegjësisht mesazhe të engjëjve dhe të shpirtit të shenjtë. Drita, teshat e shndritshme, lumi dhe uji që shihen në ëndërr llogariten mesazhe shpirtërore. Dëshira më e madhe e besimtarëve është që Jezusin dhe Zotin ta shohin ëndërr me tesha të shndritshme. Martesa me shumë gra, në masë të kufizuar, është e lirë. Në adhurime vend të rëndësishëm zënë këngët, këngët fetare dhe vallëzimet. Vallëzimi, edhe pse sipas të bardhëve llogaritet idhujtari, sipas të zinjve është një nevojë e pashmangshme. Burrat dhe gratë mes grupeve të moshës dhe gjinisë, me veshje tradicionale nacionale vallëzojnë. Sipas komunitetit Simon, ilaçi, duhani, alkooli, kafeja dhe mishi i derrit janë të ndaluara[1][2].

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ Reller, f. 170-182.
  2. ^ Reller, f. 250-272.