Lëvizja për Integrim dhe Bashkim
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Lëvizja për Integrim dhe Bashkim (LIB), si vazhdimësi e drejtpërdrejt e LKÇK-së, është organizatë politike legale e cila përpiqet për zgjidhjen e drejtë të çështjes së pazgjidhur shqiptare.
Nisur nga fakti se:
- synimi historik i popullit shqiptar për bashkim kombëtar nuk është realizuar;
- populli shqiptar kundër vullnetit të tij është coptuar në disa shtete;
- popullit shqiptar që jeton në Kosovë nuk i njihet e drejta për vetëvendosje si dhe përballet me rrezikun e humbjes së identitetit të vet kombëtar;
- popullit shqiptar që jeton në trojet e veta në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi nuk i njihet e drejta e tij për vetëvendosje deri në shkëputje;
- populli shqiptar ka të drejtë të jetojë i bashkuar në një shtet;
- për të realizuar bashkimin kombëtar, populli shqiptar ka nevojë për një politikë mbarëkombëtare, e cila e shtron dhe e zgjidh drejtë çështjen e pazgjidhur shqiptare;
- zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare, në rend të parë është interes jetik kombëtar dhe kusht për të vendosur paqe të qëndrueshme në rajon e më gjerë;
- populli shqiptar i bashkuar në një shtet, do të bëhet i barabartë me popujt e tjerë në zhvillimet e përgjithshme ndërkombëtare;
- duke qenë të bashkuar në një shtet krijohen kushte më të mira për të shfrytëzuar gjithë potencialin njerëzor, politik,
shkencor, kulturor, ekonomik etj., në funksion të zhvillimit dhe përparimit të kombit;
- populli shqiptar ka të drejtën e natyrshme për të jetuar i lirë dhe i bashkuar edhe duke u bazuar në të drejtën e kombeve për vetëvendosje.
Prandaj:
- Lëvizja për Integrim dhe Bashkim përpiqet për bashkimin e popullit shqiptar që jeton në trojet e veta në një shtet të vetëm.
- Krahas qëllimit kryesor, Lëvizja për Integrim dhe Bashkim do të punojë me përkushtim të lartë edhe për integrime brenda kombëtare. Gjithashtu do të merret me të gjitha fushat e jetës së qytetarëve dhe shqetësimet e tyre të përditshme. Do të punojë me ngulm për të përmirësuar gjendjen e tyre ekonomike dhe shoqërore, do të jetë zë i fuqishëm në të gjitha nivelet e organizuara të shoqërisë sonë.