LSD-ja ose Lysergic acid diethylamide është një drogë gjysmë-sintetike e prodhuar nga acidi lisergjik, i cili gjendet në një kërpudhë që rritet në bimën e thekrës dhe drithëra të tjera. LSD-ja, e cila zakonisht quhet edhe “acidi”, është një prej drogave halucinogjene më të fuqishme. Në rrugë zakonisht shitet në formën e katrorëve të vegjël prej letre me flluska me kokrra ku brenda përmbahet droga, por shitet edhe në formën e tabletave, kapsulave si edhe në formë të lëngshme. Është një lëndë pa ngjyrë dhe pa erë, me një shije paksa të hidhur. Zakonisht gëlltitet.

LSD

Efektet

Redakto

Nëse merret LSD, ajo shkakton ndryshime të forta në mendime, humor dhe shqisa, krahas ndjenjave të afërsisë dhe shoqërimit. Megjithatë, efektet e sakta të LSD-së ndryshojnë në varësi të gjendjes mendore të përdoruesit dhe mjedisit ku merret kjo drogë.

Ndjesitë (shqisat) dhe ndjenjat ndryshojnë, nën ndikimin e LSD-së. Përdoruesi i LSD-së mund t’i përjetoj disa emocione në të njëjtën kohë, ose mund të ketë luhatje prej një emocioni në tjetrin. Nëse përdoret në doza të mëdha, përdoruesi mund të përjetoj delusione dhe halucinacione pamore si dhe e humb orientimin në kohë. Disa përdorues të LSD-së, përjetojnë mendime të tmerrshme, ndjenjë të dëshpërimit, frikë nga humbja e kontrollit,  frikë nga çmenduria dhe vdekja.

Përdoruesit e LSD-së, edhe pasi të ndërpresin përdorimin e saj, mund të përjetojnë “flashbacks” ose ri-përjetimi i disa efekteve të LSD-së. Ato mund të ndodhin papritmas, pa paralajmërim, disa ditë deri në më tepër se një vit pas ndërprerjes së përdorimit të LSD-së. Tek disa njerëz, këto efekte “flashback” mund të përsëriten pa pushim dhe mund të shkaktojnë shqetësim ose të çrregullojnë funksionimin social dhe atë profesional të personit.

Rreziqet

Redakto

Në periudhën afatshkurtër, LSD-ja shkakton zhgënjim dhe perceptime të shtrembëruara. Ndryshon sensi i thellësisë dhe kohës i përdoruesit, ndërsa bëhen më të mprehta ngjyrat, tingujt dhe prekja. Disa përdorues të LSD-së provojnë mendime dhe ndjenja të forta dhe të frikshme si për shembull frika se mos humbasin kontrollin, frika nga çmenduria dhe vdekja dhe dëshpërim. Pasojat fizike janë të vogla në krahasim me pasojat psikologjike dhe emocionale. Në të përfshihet zmadhimi i bebes së syrit, shpeshtimi i rrahjeve të zemrës dhe rritja e tensionit të gjakut, humbja e oreksit, pagjumësia, thatësirë në gojë dhe të dridhura.