Lagja e Gazi Isa Begut
Lagja e Gazi Isa Begut ose Mahalla e Gazi Isa Begut, ndodhej në qendër të Mitrovicës së sotme mes lumejve Lushtë dhe Ibër. Kjo lagje që konsiderohet si më e vjetër në Mitrovicë përbëhej nga Xhamia e Isa Begut, ruzhdija me internat, sahat-kulla, hamami dhe një han. Lagja ose mahalla u quajt sipas emrit të themeluesit të saj. Lagjia ishte e shtruar me kalldrëm ndërsa në të dy anët e rrugëve ndodheshin dyqanet zejtare.[1]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Lena Grafik. fq. 25. ISBN 978-9951-663-35-9.