Lajmëtar
Lajmëtar:
- 1. Ai që lajmëron për diçka, ai që çon lajme të ndryshme te njerëzit e tjerë. Lajmëtar i shpejtë. Lajmëtari i fshatit. I dërgoi një lajmëtar. U shpërndanë lajmëtarët.
- 2. edhe fig. Një gjë që lajmëron për diçka a që jep shenjën se po vjen diçka; shenjë që të kujton diçka. Lajmëtarët e Pranverës. Lajmëtari i së ardhmes. Lajmëtari i furtunës.