Latif Ajrullai
Latif Ajrullai profesor dhe shkrimtar shqiptar. I diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës për Kimi, Magistër i Farmacisë, për shumë vite ka punuar profesor i kimisë; përkthyes i disa librave psikologjikë dhe shkencorë; autor i disa teksteve shkollore.
Ai iu përkushtua me pasion botimeve shkollore, si botues dhe autor, si përkthyes dhe autor i disa librave psikologjikë dhe shkencorë e artistikë. Latif Ajrullai ka dhënë një kontribut shumë të shquar si Kryetar i Shoqatës së Botuesve të Teksteve Shkollore. U nda nga jeta nga COVID-19 më 8 Nëntor 2020. [1] [2]