Latif Gashi
Latif Gashi "Lata" është politikan, ushtarak dhe agjent zbulimi shqiptar nga Kosova. U lind më 12 nëntor 1961 në fshatin Dobërdol të Podujevës, Kosovë. Ka kryer Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës[1].
Gashi shërben si deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Është anëtar në Komisionin për Buxhet dhe Financa.
Gashi ishte sekretar në shkollën fillore “Azem Bejta” në Kërpimeh gjatë vitit 1992 dhe sekretar në shkollën fillore “J. Gashi” në Dobërdol gjatë periudhës 1993-1998.
Ai u bë anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga viti 1996 duke u bë shef i shërbimit ushtarak në Zonën Operative të Llapit gjatë periudhës 1998-1999.
Pas luftës ka qenë zëvendëskomandant i zonës së pestë të TMK-së në periudhën 1999-2001 duke shërbyer fillimisht si kolonel e pastaj si gjeneral brigade.
Gashi ishte drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) në periudhën qershor 1999 - qershor 2008, agjenci ilegale e spiunazhit në Kosovë e akuzuar për vrasje.
Në politikë ka shërbyer si këshilltar politik në Ministrinë e Planifikimit dhe Ambientit Hapësinor gjatë periudhës mars-tetor 2009 dhe këshilltar i parë politik i ministrit të FSK-së në periudhën gusht 2008 - mars 2009.
Është i martuar, baba i tre fëmijëve një vajzë dhe dy djem. Anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, i renditur në numrin rendor 11, nga Konventa zgjedhore e fundit e mbajtur në fund të vitit 2012.
Aktivitete dhe funksionet paraprake :
- Këshilltar Politik në Ministrinë e Planifikimit dhe Ambientit Hapësinor (Mars-tetor 2009),
- Këshilltar i parë Politik në Ministrin e Forcës së Sigurisë nga tetori i vitit 2008 deri në mars të vitit 2009,
- Zyrtar i Lart i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Drejtor i përgjithshëm (qershor 1999-qershor 2008).
- Zëvendëskomandant i Zonës së Pestë(5) të TMK-së, (1999-2001)
- Kolonel i nominuar nga PSSP i OKB-së,
- Gjeneral Brigade i nominuar nga Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së,
- Shef i Shërbimit Ushtarak në Zonën Operative të Llapit (ZOLL) të UCK-së (1998-1999)
- Nga Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së, është dekoruar me Dekoratën e art “Adem Jashari” për kontributin dhe luftën heroike për çlirim.
- Gjithashtu nga Komanda e zonës Operative të Llapit është dekoruar me dekoratën e art “Zahir Pajaziti”.
- Koordinator i grupeve guerile të UÇK-së në Llap (fillim i vitit 1997 qershor 1998)
- Sekretar në Shkollën fillore “Azem Bejta” në Kërpimeh 1992
- Sekretar në Shkollën fillore”J. Gashi” në Dobërdol 1993-1998
- Veprimtar i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Trojeve Shqiptar nga viti 1978.
- Organizator dhe pjesëmarrës në Demonstratat e vitit 1981, 1989
- Anëtar i Komisionit për Pajtimin e Gjaqeve për Rajonin e Llapit.
Në Zgjedhjet Nacionale të vitit 2009, Latif Gashi u rëndit i dhjeti (10), në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës. Në komunën e Besianës-Podujevës u radhit i pari i votuar me afër 90 %, të votave të qytetarëve që votuan Partinë Demokratike në Besianë, subjekt ky që e kandidoj.
Ndërsa në Komunën e Prishtinë u radhit i katërti(4), i votuar nga votuesit që votuan Partinë Demokratike të Kosovës.
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ "Republika e Kosovës - Kuvendi - Deputetët". Arkivuar nga origjinali më 28 maj 2012. Marrë më 3 nëntor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |