Latronët e Dardanisë
Latronët e Dardanisë ishin fshatarë dhe skllevër kryengritës dardanë, që luftuan me armë kundër pushtuesve romakë në shek.II-IV të e.s. Emri “latronë” me kuptimin “kusarë” u është dhënë në tekstet juridike romake e burimet e shkruara latine dhe është pranuar më pas nga historiografia borgjeze për të mbuluar përmbajtjen e vërtetë shoqërore të kryengritësve ilirë. Lufta e latronëve të Dardanisë nisi në shek.II të e.s. si qëndresë e kundërshtim i masave popullore të shtypura ndaj skllavërimit dhe mori trajtën e një lufte çlirimtare. Lufta e tyre vazhdoi dhe u zgjerua më tepër sidomos gjatë dyndjeve barbare deri në shek.IV.