Gazeta "Lazerati" doli më 20 shkurt të vitit 2004, botim periodik i shoqatës atdhetare kulturore Lazerati. Në faqet e saj zënë vend ngjarje të historisë së fshatit, zakone e vlera të kulturës sonë kombëtare, individe që kanë kontribuar për fshatin dhe për Kombin. Në faqet e gazetës kanë gjetur vend edhe mendimet e miqve dhe dashamirësve të fshatit për individë dhe ngjarje që lidhen me Lazaratin.


Më 20 shkurt të vitit 2004 nëpër duart e lazaratasve dhe kioskat e gazetashitësve të Gjirokastrës së bashku me gazetat e tjera kombëtare dhe lokale filloi rrugën e saj gazeta LAZERATI botim periodik i shoqatës atdhetare kulturore Lazerati që ishte krijuar disa muaj më parë. Kjo ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për komunitetin e lazaratit. Ata përherë të parë në historinë e tyre shekullore do te kishin gazetën e tyre, ku do te mësonin historinë dhe kulturën e fshatit të tyre, si dhe do shprehnin opinionin e tyre për ngjarje të rëndësishme të historisë së tyre. Pati edhe skeptike që menduan se kjo gazetë ashtu si mjaft të tjera në vendin tonë do të binte nën ndikimin e grupimeve të ndryshme politike për tu përdorur në interes të tyre. Kryesia e shoqatës duke pasur parasysh këto ndikime, që në numrat e parë të saj përpiloje dhe shpalli në faqet e saj kodin e gazetës i cili i shërbente qëllimit që i kishte vënë vehtes shoqata. Sot pas 5 vjetësh shikojmë me kënaqësi që gazeta e shoqatës sonë i realizojë dhe vazhdon ti realizojë qëllimet që i kishte vënë vehtes. Në faqet saj kanë zënë vend ngjarje të historisë së fshatit tonë, zakone e vlera të kulturës sonë, individe që kanë kontribuar për fshatin dhe për kombin. Stafi botues i gazetës në bashkëpunim me kryesinë e shoqatës dhe intelektualët e fshatit ja ka arritur të mbajë qëndrim të ekuilibruar të gazetës duke mos lejuar të cenohet askush, por në faqet e saj të zënë vend vlerat më të mira të këtij komuniteti. Në faqet e gazetës sonë kanë gjetur vend edhe mendimet e miqve dhe dashamirësve të fshatit tonë për individë dhe ngjarje që lidhen me lazaratin. Shumë gjëra janë evidentuar në këtë gazetë në këto 5 vjet, janë me qindra faqe, por ne jemi të ndërgjegjshëm se ka akoma shumë për të bërë. Lazarati nuk është vetëm i madh si numër popullsie (ndoshta fshati më i madh në Shqipëri) por ai ka një histori e kulturë shumë të gjerë, një jetë sociale shumë dimensionale që meriton të evidentohet në faqet e kësaj gazete. Është detyrë e bijve, intelektualeve e sidomos të rinjve të fshatit që ti zbulojnë këto vlera dhe ti fiksojnë ato në faqet e kësaj gazete për sot dhe për të ardhmen. Duke falënderuar gjithë bashkëpunëtorët dhe kontribuuesit e kësaj gazete, le ti urojmë suksese edhe më të mëdha në 5 vjetorin e saj, gazetës sonë të dashur Lazerati. (Islam Buci)

Ditëm e diel më 1 mars Shoqata e veteraneve të Gjirokastrës përkujtoi 65 vjetorin e vrasjes së dëshmorit MUHAMET Gjolleshi dhe heroinës se popullit Inajete Dumi. Në këtë aktivitet mori pjese edhe kryetari i shoqatës z. Islam Buci dhe anëtari i kryesisë së shoqatës Lazerati z. Hodo Çelo. Në fjalën e mbajtur nga kryetari i shoqatës së veteranëve z Hodo Liço dhe mësuesi pensionist z. Engjëll Fino u theksua trimëria, guximi dhe zgjuarsia e dëshmorit Lazaratas Muhamet Gjolleshi në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj. Dr Hodua vuri në dukje se Muhameti ishte një nga luftetarët më të shquar te lëvizjes nacional çlirimtare dhe prandaj përkujtohet dhe nderohet me respekt nga poulli i Lazaratit. Kryetari i shoqatës Lazerati z Islam Buci vuri në dukje se ata bij të Shqipërisë që dhanë jetën për çlirimin e vendit nga pushtusit e huaj nuk mendonin se në Shqipëri do vendosej diktatura më e egër në Evropë dhe do burgoseshin e do vriteshin me mijëra burra e gra të Shqipërise. Lazarati dhe shoqata lazerati i ka nderuar dhe i nderon të gjithë ata që kanë kontribuar për të mirën e vendit dhe të Lazaratit pamvaresht nga bindjet e tyre politike. Ai e ka nderuar duke i vendosur emrin shkollës 9 vjeçare dhe të mesme të fshatit “SHKOLLA E BASHKUAR MUHAMET GJOLLESHI LAZARAT.“ Por ishte komunizmi ai që megjithëse aktiviteti i tij ishte i tillë që meritonte të shpallej hero i popullit, nuk ja dha këtë titull për shkak të paragjykimit që i bëhej si lazaratas dhe si ish nxënës i shkollës amerikane të Fullci.