Lea Massari
Anna Maria Massetani, e njohur si Lea Massari (Romë, 30 qershor 1933[1]) është një aktore e njohur e kinemasë italiane dhe evropianoperëndimore me aktivitet prej viteve 50 deri në vitin 1990. Emrin artistik Lea Massari e mori për të kujtuar të fejuarin e saj Leo Massari, i cili vdiq në aksident kur Massetani ishte 22 vjeç.[2]
Massari ka qenë aktorja protagoniste në filma të rëndësishëm të Mario Monicellit, Dino Risit apo Sergio Leones. Por famën ndërkombëtare e fitoi me filmin klasik të Michelangelo Antonionit L'avventura (1960), ku luajti rolin e një vajze të re ëndërrimtare që shfaqej nga hiçi.[3][4] Me filmin e Francesco Rosit Cristo si è fermato a Eboli (Krishti u ndal në Eboli, 1976), ajo mori Shiritin e argjendtë për rol jokryesor.
Në vitet 70, ajo ishte aktive në Francë, dhe u njoh në kinematografinë e atij vendi sidomos me filmin e Louis Malles Le souffle au coeur (Pëshpërimë në zemër, 1971), ku luajti rolin e nënës së një adoleshenti në marrëdhënie incestuoze lojcake me të.[5]
Referime
Redakto- ^ "Faqja e Lea Massarit në IMDB".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Faqja e Massarit në film.it".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Masi, Stefano (1996). Les séductrices du cinéma italien. Rome: Gremese International. fq. 1890–1893. ISBN 9788873010753.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rascaroli, Laura (2012). "The Self-Portrait Film: Michelangelo's Last Gaze". përmbledhur nga Lebow, Alisa (red.). The Cinema of Me: The Self and Subjectivity in First Person Documentary. New York and London: Wallflower Press. fq. 69. ISBN 978-0-231-16214-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Profili i Lea Massarit në The Red List". Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2017. Marrë më 8 qershor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)