Lea Ypi
Lea Ypi (6 shtator 1979, Tiranë) është profesore dhe filozofe shqiptare.
Biografia
RedaktoLea Ypi ka lindur në Tiranë më 8 shtator 1979. Ajo është profesore e Teorisë Politike në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Londër. Ajo është diplomuar për Filozofi dhe Letërsi nga Universitetin La Sapienza dhe ka përfunduar doktoraturën në Institutin Universitar Europian.
Ajo ka bashkëpunuar me Universitetin e Stanfordit (2017), Institutin për Studime të Avancuara në Berlin, Universitetin e Frankfurtit (2010, 2016), Universitetin e Tokios dhe Universitetin Federal të Santa Caterina në Brazil.
Ndër botimet e saj të shumta janë "Global Justice and Avant-Garde Political Agency", "The Meaning of Partisanship" (me Jonathan White), etj.. Vepra e saj është përkthyer në frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, holandisht dhe kinezisht (mandarinisht). Me studimet e saj ka marrë disa çmime ndërkombëtare. Ypi ka dhënë mbi njëqind leksione si e ftuara, duke përfshirë Universitetin e Çikagos, Princeton, Yales, Harvardit, Stanfordit, Kembrixhit, Oksfordit, Parisit, Romës, Frankfurtit, Berlinit, Pragës, Uppsalas, Barcelonës, Oslos, Montrealit, Torontos, Pekinit, Kiotos dhe Melburnit. Ajo kontribuon rregullisht në mediat prestigjioze ndërkombëtare si The Guardian, New Statesman, The Independent, Jacobin Magazine dhe në panelet dhe debatet e radios dhe TV të BBC-së.
Në gjuhën shqipe ka botuar dy libra: “Vetëm për vete” dhe “Të lirë”.