Ledina Çelo
Ledina Çelo Lindi me 9 shkurt 1977 Tiranë Ledina Çelo është një këngëtare dhe modele shqiptare. Ajo mbaroi liceun artistik "Jordan Misja" për kanto dhe më pas shkollën e lartë. Ka marrë pjesë në disa konkurse dhe sfilata mode, në Shqipëri dhe jashtë shtetit si dhe ka realizuar disa videoklipe. Disa nga sukseset e Ledinës janë:

- 1992 "shtatori" (Konkursi i zërave të rinj, Vendi i dytë) - 1995 "E Doni Dashurinë?" (me Luan Zhegun në RTSH Fest ku zuri vendin e dytë. Kjo është kënga më e duartrokitur në historinë e festivaleve shqiptare, konkretisht 7 min 11 sec.) - 1996 "San Valentino" (Në Kënget e Stinës zuri vendin e parë) - 1996 "Kërko Dashurinë" (Në RTSH Fest) - 1997 "Fal" (Në Këngët e Stinës zuri vendin e parë) - 1997 "Ishte Një Endërr" (Në RTSH Fest) - 1998 "Jetoni Jetën" (Kolona zanore e Miss Albania) - 1999 "Ma Ke Prish Gjumin E Natës" (Në RTSH Fest me Sabri Fejzullahun) - 2000 "Eja Të Vallzojmë" (Në RTSH Fest) - 2001 "Ne Jemi Dashuria" - 2003 "Të Dua Se Je Ti" (Në Kënga Magjike fitoi çmimin e 2-të dhe çmimin e produksionit) - 2004 "Neser Shkoj" (Fituese e RTSH Fest dhe pjesëmarrëse në Eurovision 2005) - 2005 "Lojë Dashurie (feat. Memli Krasniqi, Hitet e Verës nga Top Albania Radio) - 2005 "Në Një Ishull Që S'egziston" (Kënga Magjike) - 2007 "Të Ndjej Të Huaj" (Cmimi i 2-të dhe çmimi i interpretimit më të mire në Kënga Magjike. Cmimi për "Videoklipin me kamerën më të mirë" në Video Fest) - 2007 "Pierce dhe Tatuazh" (Top Albania Radio Production) - 2009 "When The Rain Is Gone" (Videoklip i tregut ndërkombëtar) - 2010 "Superstreching" (Produksion gjerman) - 2010 "Dangerous" (Videoklip i tregut ndërkombëtar. Në 10-shen më të mirë gjermane) - 2012 "Can You Touch Me Baby" (Videoklip i tregut ndërkombetar. Në 50-shen më të mirë gjermane)
Ledina ka qënë edhe prezantuese e festivalit në RTSH në dhjetor 2003, në krah të Adi Krastës. Sot ajo është e martuar në Gjermani me ish-kampionin e kickbox-it Naim Kabashi.
- Albumet
- Miss Bukuria (1997)
» Dërgo Korrigjime »