Legjenda e lindjes sime
Legjenda e lindjes sime Autori: Besnik Mustafaj. Botuesi: Toena. Faqet e librit 200.
Një pjesë e mirë e vjershave të përfshira në këtë botim pasqyrojnë lojën e mundimshme, aspak argëtuese, me censurën dhe me autocensurën. Ato shprehin dëshirën e autorit për të shndërruar në poezi jo gjithmonë parullat, me të cilat ishte i mbushur realiteti përreth, por kontradiktat, tronditjet, zhgënjimet dhe shpresat që zgjoheshin brenda tij kur ballafaqohej ditë pas dite me historinë shqiptare, kur zbulonte e rizbulonte femrën, kur trembej apo ngazëllehej në përditshmërinë e tij për shkak të sjelljes së njerëzve me njëri-tjetrin apo edhe me natyrën, me kafshët. Ky është botimi i tretë për këtë antologji, i cili nuk është krejt i njëjtë me dy të parët.