Leishmania
Leishmania është një parazit i gjinisë së tripanozomave, që shkakton sëmundjen e leishamiazës. Përhapet përmes mushkonjave të vogla të quajtura flebotoma. Strehuesit e tyre parësorë janë vertebratet. Zakonisht paraziti infekton qëntë, brejtësit dhe njerëzit.
Haset edhe në Shqipëri në të dy format e saj, atë të lëkurës dhe atë të organeve të brendëshme.