Lejleku
Lejleku (Ciconia ciconia).Shpend me gjatësi trupi 95-110 cm. Karakterizohet nga ngjyra e bardhë dhe pendët e fluturimit janë me ngjyrë të zezë. Karakterizohet nga ngjyra e kuqe e këmbëve dhe e sqepit.
Habitati dhe ushqimi
RedaktoJeton në zonat rurale dhe preferon si ushqim bretkosa, gjarpërinj, brejtës, insekte dhe kafshë të tjera vertebrore dhe invertebrore që gjenden pranë lumenjve dhe liqeneve.
Folezimi, Shtegtimi dhe Dimërimi
RedaktoFolezon në shtyllat e tensionit të lartë, oxhaqe, cati si dhe nëpër pemë afër zonave urbane. Lëshon 2-4 vezë, inkubon 1 herë në vit dhe të veglit celin në periudhën prill-qershor. Eshtë lloj shtegtues, i cili dimëron në Afrikën Subsahariane ndërsa në pranvere shtegton në muajt mars dhe në vjeshte në muajt gusht-shtator.
Statusi në Shqipëri
RedaktoNe Shqipëri, mbart statusin si specie e rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje. Gjenden rreth 6 cifte lejlekësh të përhapur në zonën e Mbrostar(Fier), në Virua (Gjirokastër), si dhe në Finiq, Cukë, Mesopotam , Vrion(në Sarandë).
Kërcënimet
RedaktoKërcënohet nga përdorimi i pesticideve në bujqësi, mungesa e ushqimit si dhe elektroshoku.
Referime
Redakto- ^ Mirjan Topi & Stoyan Nikolov. Udhëzues i shpendëve të Shqipërisë.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bego F., Rukaj M., Bego K., Qirjo M. (2016): Five year monitoring of breeding success of the white stork (Ciconia ciconia L.) in Albania. IJEES. Vol 6/4 (2016); 535-542