Lejleku me akullore
"Lejleku me akullore" vëllimi me përralla, me Autor shkrimtarin Bardhyl Xhama. Libri është botuar së pari në vitin 1998 dhe ka fituar çmimin “LA FONTEN’ në Konkursin Kombëtar të Letërsisë për Fëmijë e të Rinj. Në vitin 2003 e ribotoi Shtëpia Botuese “EXTRA”.
Libri u adresohet nxënësve të shkollës fillore,. Më i përshtatshëm është për klasat e dyta, të treta e të katërta. Përrallat trajtojnë probleme të mprehta edukative për moshën, si kujdesin për t’u ruajtur nga mendjelehtësia e mendjemadhësia, për ndihmën ndaj shokut, për ndershmërinë, nevojën e diturisë, dënimin e veseve të këqija, si vjedhja, shpifja, mburrja etj. Në shumë nga përrallat jepen dhe të dhëna shkencore për kafshët e shpendët personazhe.