Lepenka
(Përcjellë nga Lepenkë)
Lepenkë është letra koruese e trashë, apo karton i përbërë nga një ose më shumë shtresa, ku gramatura është mbi 500 g/m². Kufiri ndërmjet kartonit dhe lepenkës nuk është i caktuar saktësisht prandaj edhe kartonet e holla (500 g/m²) dhe ata cilësore i quajmë kartone. Lënda e parë për punimin e lepenkës është drunaja, drunaja kimike dhe letra e vjetër. Sipas mënyrës së përdorimit lepenkën mund të klasifikohet në lepenkë për libërlidhje dhe në lepenkë për punime speciale.