Lesbike
Një lesbike është një femër homoseksuale; një femër që përjeton ndjenja dashurore ose tërheqje seksuale ndaj femrave të tjera.[1][2] Termi lesbike përdoret për të shprehur identitetin seksual ose sjelljen seksuale pavarësisht orientimit seksual, ose përdoret si mbiemër për të karakterizuar emra të tjerë që nënkuptojnë homoseksualitetin femëror ose tërheqjen ndaj seksit të njëjtë. Koncepti i ‘’lezbikes’’ që përdoret për të diferencuar gratë e vajzat me tërheqje seksuale brenda gjinisë, është një koncept i lindur gjatë shekullit të 20. Përgjatë historisë shihet se gratë nuk kanë pasur të njëjtën liri sikurse burrat homoseksual, por në të njëjtën kohë lesbiket nuk janë përballuar me nivelin e njëjtë të persekutimit në shoqëri. Ekziston dokumentim modest për lëvizjen e lesbikeve dhe historive të para të tyre të dashurisë. Kur seksologët e parë në fund të shekullit të 19 nisën të kategorizojnë dhe përshkruajnë sjelljen homoseksuale, të privuar nga njohuritë dhe dokumentacioni historik rreth homoseksualitetit tek vajzat dhe gratë ata i cilësuan lesbiket si gra që dilnin kundër roleve gjinore të ngurtësuara nga normat shoqërore dhe gabimisht me këtë përkufizim i kategorizonin si të sëmura mendore.
Ky lloj përkufizimi është korrigjuar në komunitetin shkencor global. Potrete të lesbikeve në media sugjerojnë se shoqëria në përgjithësi ka qenë e intriguar por njëkohësisht dhe e shqetësuar nga gratë që i kanë sfiduar rolet gjinore. Gratë dhe vajzat që adaptojnë një identitet prej lesbikeje ndajnë eksperienca që formojnë një pikëpamje të ngjashme me atë të një grupi etnik: sikurse homoseksualët ato bashkohen për shkak të diskriminimit nga heteroseksualët dhe nga refuzimi e dëbimi prej familjeve, shoqërisë si dhe të tjerëve si rezultat i homofobisë. Si gra që janë, lesbiket përballen me shqetësime të ndryshme nga ato të burrave. Lesbiket ndeshen me probleme të shëndetit mendor, që burojnë si pasojë e diskriminimit, paragjykimit dhe stresit nga të qenurit minoritet. Kushtet politike dhe sociale ndikojnë mbi formimin e raporteve intime dhe në familje.
Origjina dhe transformimi i termit
RedaktoTermi lesbike derivon nga emri i ishujve grek të Lesbos, vendlindja e poetes Safo në shekullin e 6 para erës sonë. Nga shkrime të ndryshme antike historianët mblodhën të dhëna se një grup vajzash të reja ishin nën kujdestarinë e Safos për edukimin e tyre kulturor. Shumë pak prej poezisë së Safos ka arritur të mbijetojë deri në ditët tona, por ajo pak që ka mbijetuar reflekton për tematikën që ajo shkruante më së shumti: përditshmëria e jetës së grave, raportet intime dhe ritualet. Ajo u fokusua në bukurinë femërore dhe rrëfeu mbi tërheqjen e saj ndaj vajzave. Përpara mesit të shekullit të 19, termi lesbike i referohej edhe kuptimeve të tjera që derivonin nga termi Lesbos, si për shembull një lloji vere.
Në poemën e Algernon Charles Swinburne të vitit 1866 ‘’Sapphics’’, termi lesbike del në pah dy herë por është i përdorur të dyja herët për të treguar prejardhjen nga ishujt Lesbos, ndaj kuptimi konstruktohet për prejardhjen nga këto ishuj. Në vitin 1875 George Saintsbury ka shkruar rreth poezisë bodleriane duke iu referuar studimeve të tij mbi lesbiket në të cilin përfshin poemën për pasionin e Delfinës, një poemë mbi dashurinë midis dy vajzave në të cilën nuk përmendet ishulli Lesbos. Për herë të parë termi lesbianizëm u përdor në vitin 1870 për të përshkruar lidhjen erotike midis vajzave. Zhvillimi i njohurive mjekësore përbënte një faktor esencial për avancimin e konotacioneve të termit lesbike. Në mes të shekullit të 19 shkrimtarë të mjekësisë u përpoqën të krijonin mënyra për të identifikuar homoseksualitetin mashkullor, i cili konsiderohej një problem social në shumë shoqëri perëndimore. Duke kategorizuar sjelljen njerëzore që nënkuptonte atë që seksologu gjerman e cilësoi si sjellje ‘’të anasjelltë’’ me atë që ishte sjellje normale për burrat dhe gratë.
Literatura mjekësore ishte më pak e fokusuar mbi homoseksualitetin tek femrat sesa homoseksualitetin tek meshkujt, pasi profesionistët mjekësor nuk e konsideronin si problem. Gjithsesi seksologët Richard von Krafft-Ebing nga Gjermania dhe Havelock Ellis nga Britania shkruan disa prej pjesëve më të hershme rreth kategorizmit të tërheqjes femërore brenda të njëjtës gjini, duke iu përqasur kësaj sjelljeje si sëmundje mendore. Krafft-Ebing e konsideroi lesbianizmin si një sëmundje neurologjike ndërsa Ellis u influencua prej shkrimeve të Krafft-Ebing. Ellis besonte se shumë gra që ndjejnë tërheqje ndaj gjinisë së njëjtë i ndryshonin këto pikëpamje për lidhjet pasi martoheshin ose pas eksperiencës seksuale me burrat. Gjithsesi Ellis pranoi se ekzistojnë persona ‘’ të devijuar’’ që e kalojnë gjithë jetën në raporte erotike me gra të tjera. Këto gra ishin pjesë e ‘’gjinisë së tretë’’ e cila refuzon rolet e grave në të qenurit të nënshtruara, feminine dhe shtëpiake. Ky term përshkruan të kundërtën e roleve gjinore të paracaktuara, dhe gjithashtu tërheqjen ndaj grave në vend të burrave me qenë se gjatë periudhës viktoriane gratë konsiderohehsin si të paafta për të nisur marrëdhënie seksuale, dhe gratë që i nisnin me iniciativën e tyre këto raporte seksualë konsideroheshin si qenie që posejdonin dëshira seksuale mashkullore.
Puna letrare e Krafft-Ebing dhe Ellis u lexua në mënyrë masive dhe ndihmoi në krijimin e ndërgjegjies kolektive mbi homoseksualitetin femëror. Pohimet e seksologëve se homoseksualiteti përbënte një anomali të lindur ishte një pohim i pranuar gjerësisht nga djemtë homoseksual, ajo nënkuptonte se sjellja e tyre nuk frymëzohej as nuk duhej konsideruar si krim, ashtu sikurse konsiderohej atëhere. Në mungesë të ndonjë materiali që përshkruante emocionet e tyre, homoseksualët pranonin etiketimin si ‘’të ndryshëm’’ apo ‘’ pervers’’ dhe përdornin statusin e tyre social prej të dëbuari nga shoqëria në mënyrë që të formonin rrethe shoqërore në Paris dhe Berlin. Termi lesbike nisi të përdorej për të përshkruar elementet e një subkulture. Lesbiket në kulturën perëndimore vetëklasifikohen në një identitet të përbashkët ku kanë seksualitetin individual dhe ndjenjën e përkatësisë me një grup që ndan të njëjtat tipare. Gratë në shumë kultura përgjatë historisë kanë pasur raporte seksuale me gra të tjera, por jo në të gjitha rastet e kanë përfshirë veten në grupë njerëzish që kategorizohen në bazë të raporteve fizike seksuale. Për shkak se gratë kanë përbërë minoritet politik në kulturën perëndimore, emërtimi mjekësor i homoseksualitetit u bë shkaku për zhvillimin e një identiteti kolektiv.
Homoseksualiteti femëror pa identitet në kulturën perëndimore
RedaktoE përgjithshmja
RedaktoVariacionet e ndryshme kuptimore mbi termin lesbike në fillim të shekullit të 20 i shtyn historianët të rianalizojnë raportet intime midis grave përpara përdorimit të fjalës me konotacionin erotik. Diskutimi nga historianët solli një ri-përkufizim të asaj që kualifikohet si lidhje lesbikesh. Në një kontekst historik të caktuar, ka pasur raste kur koncepti i dashurisë diferencohej nga ai i seksit. Në vitin 1989 një grup akademik mbi historinë e lesbizmit shkruajti si më poshtë: Për shkak të ngurrimit të shoqërisë për të pranuar ekzistencën e lesbikeve, një nivel saktësie pritet nga historianët në mënyrë që të përdorin termin. Evidencë që do të ishte e mjaftueshme në shumë situate të tjera, është e pamjaftueshme këtu.. Një grua që nuk është martuar kurrë, e cila ka jetuar me një grua tjetër, shoqet e së cilës janë më së shumti femra, mund të aludohet shumë mirë se është lesbike. Por kjo lloj evidence nuk përbën provat e vërteta. Cfarë kritizierët tanë kërkojnë është evidence e padiskutueshme e aktivitetit seksual midis grave dhe vajzave. Kjo është gati e pamundur për tu gjetur. Seksualiteti femëror nuk përfaqësohet në mënyrë adekuate në tekste apo burime shkrimore. Deri së fundmi, shumica e dokumentimit rreth seksualitetit të grave është shkruar nga burra e djem, në kontekstin e botëkuptimit të meshkujve, dhe sipas projektimive të grave tek burrat- si bashkëshorte të burrave, pra motra, nëna etj.
Greqia dhe Roma Antike
RedaktoHistoria shpeshherë analizohet nëpërmjet ideologjive kontemporane: Greqia Antike si subjekt fitoi popullaritet nga klasa drejtuese dhe elitare në Britani gjatë shekullit të 19. Bazuar në prioritetet sociale, akademikët britanikë e interpretuan Greqinë Antike si perëndimore, shoqëri maskuline dhe me supremacinë e bardhë, duke eleminuar gratë nga rëndësia historike. Gratë në Greqi u izoluan nga burrat. Në këtë mjedis homo-social raportet erotike dhe seksuale midis meshkujve ishin të përhapura dhe u dokumentuan në letërsi, art dhe filozofi. Shumë pak dokumentim ka për homoseksualitetin femëror. Ekzistojnë veç spekulime se raporte të ngjashme dashurore kanë ekzistuar midis vajzave e grave. Historiania Nancy Rabinowitz argumenton se në Greqinë Antike imazhet e vazos së kuqe që portretizonin një grua duke vendosur duart rreth belit të një gruaje tjetër mund të interpretohet si një formë shprehëse e dëshirave romantike. Shumë prej përditshmërisë nga jeta e grave në Greqinë Antike mbetet e panjohur, sidomos pjesa rreth seksualitetit të tyre. Edhe pse burra të martuar merrnin pjesë në raporte homoseksuale jashtëmartesore, nuk ka evidencë për gratë e këtyre burrave nëse dhe ato përfshiehshin në raporte të tilla seksuale. Gratë në Romën Antike ishin subjekt i përkufizimit të seksualitetit nga burrat. Akademikë modernist shprehen se burrat e shihnin homoseksualitetin femëror me armiqësi. Ata i konsideronin gratë që përfshihen në raporte seksuale me gra të tjera si devijime biologjike që do të donin të penetronin vajza të tjera, duke i parafytyruar si burra me klitorin të tejzgjatur në mënyrë monstruoze. Sipas akademikut James Butrica, lesbizmi sfidoi jo vetëm normat romake të maskulinitetit me burrin si personin ekskluziv në dhurimin e kënaqësisë seksuale por ‘’sfidoi edhe bazamentin e kulturës romake të dominuar nga mashkulli’’. Asnjë dokumentim nuk ekzsiton për gra që kanë pasur gra të tjera si partnere seksuale.
Evropa e hershme moderne
RedaktoHomoseksualiteti femëror nuk ka marrë reagueshmëri negative nga autoritet fetare dhe ato kriminale sikurse ka ndodhur me homoseksualitetin tek meshkujt përgjatë historisë. Edhe pse sodomia (marrëdhënie seksuale anormale) midis burrave, burrave dhe grave, dhe njerëzve e kafshëve ishte e dënueshme me vdekje në Britani, njohja e marrëdhënieve seksuale midis grave e vajzave figuron të jetë inekzistente në tekstet mjekësore dhe ato ligjore. Ligji më i hershëm kundër homoseksualitetit tek femrat figuron për herë të parë në Francë në 1270. Në Spanjë, Itali dhe Perandorinë Romake sodomia midis grave përfshihej në aktet e cilësuara si anormale dhe të dënueshme me djegie në vdekje, edhe pse pak raste të tilla janë regjistruar. Ekzekutimi më i hershëm i këtij lloji është regjistruar në Speier, Gjermani rreth vitit 1477. Dyzet ditë pendese ishte kërkesa që iu parashtrua murgeshave, të cilat u kapën mat teksa i preknin gjokset njëra-tjetrës. Ndërsa një murgeshë italiane me emrin Motra Benedetta Carlini është dokumentuar të ketë joshur shumë prej motrave të tjera murgesha, teksa ishte e pushtuar nga shpirti hyjnor i quajtur ‘’Splenditello’’. Në mënyrë që ti jepej fund lidhjes së saj me gratë e tjera, ajo u izolua në vetmi sublime për 40 vitet e fundit të jetës së saj. Homo-erotizmi femëror, gjithsesi ishte kaq i përhapur në literaturën e teatrin angelez saqë historianët sugjerojnë se ajo ishte kthyer tashmë në një trend përgjatë periudhës së Rilindjes.