Letërnjoftimi nënkupton dokumentin zyrtar me të cilin shtetasi i Republikës së Kosovës vërteton identitetin e tij personal: shtetësinë, gjininë, datën e lindjes, vendlindjen si dhe adresën ku banon (vendqëndrimin).

Letërnjoftimi i Kosovës 2008

Historia

Redakto

Që nga tetori i vitit 2008, organi që lëshon letërnjoftimin është Ministria e Brendshme e Kosovës që e mori këtë kompetencë nga Misioni i mëparshëm i OKB-së, UNMIK. Qytetarët që mbushin moshën 16 vjeç janë të detyruar të paisen me letërnjoftim dhe ta mbajnë atë me vete.

Tiparet

Redakto

Letërnjoftimi aktual i Kosovës ka formatin e një kartë krediti dhe është i vlefshëm 10 vjet. U lëshohet qytetarëve falas herën e parë.

Për procedurën e aplikimit për letërnjoftim kërkohen këto dokumente:

  • Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit).
  • Certifikata e vendbanimit.
  • Certifikata e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).

[Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje]

Procedura e aplikimit për letërnjoftim të humbur kërkohen këto dokumente:

  • Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës nëse ekziston.
  • Raporti i Policisë për humbje të letërnjoftimit i cili duhet të jetë jo më i vjetër se tre muaj.
  • Dy fotografi jo më të vjetra se tre muaj.
  • Flet pagesën prej 10 euro.

[Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje]

Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim kërkohen këto dokumente:

  • Letërnjoftimi.
  • Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit).
  • Vendimin për ndërrimin e të dhënave.
  • Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).
  • Flet pagesën prej 10 euro.

[Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje]

Procedura e aplikimit për ripërtëritjen e të dhënave në letërnjoftim kërkohen këto dokumente:

  • Letërnjoftimi.
  • Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit):
  • Vendimin për ndërrimin e të dhënave.
  • Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).
  • Fotografimi në qendrën për regjistrim.
  • Flet pagesën prej 10 euro.

[Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje]

Procedura e ndërrimit të letërnjoftimit të UNMIK-ut në letërnjoftim të Republikës së Kosovës kërkohen këto dokumente:

  • Letërnjoftimi i UNMIK-ut.
  • Certifikata e lindjes ose shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
  • Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).

[Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje]

Lidhje të jashtme

Redakto

Shiko edhe

Redakto